• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjykata vendos të bllokojë ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë

2 May, 2017
në Aktualitet
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata Administrative vendosi sot ndalimin e punimeve për hidrocentralin e Poçemit në Vjosë duke u dhënë të drejtë banorëve që protestuan.

Banorët e Luginës së Vjosës protestuan disa herë për dhënien e koncesionit të Hidrocentralit te Poçemit mbi lumin Vjosë. Në një protestë të vitit të kaluar, grupe banorësh bllokuan segmentin e rrugës kombëtare që lidh Levanin me Tepelenën, duke kërkuar nga qeveria që të anulojë planet për ndërtimin e Hidrocentralit.

“Zëri i Amerikës” raportoi se, policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën, por pa pasur përplasje me protestuesit.

Banorët thonë se tokat me të cilat ata sigurojnë të ardhurat për familjet përmbyten nga ndërtimi i digës, ndërsa zona pëson dëmtime të mëdha. Kompania turke që ka fituar koncesionin për ndërtimin e Hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës ka nisur punën për projektimin e digës, por banorët e zonave përreth e kanë kundërshtuar këtë hap.

Autoritetet shqiptare të Ministrisë së Energjisë e shpallën më 2016 vendimin për dhënien me koncesion 35-vjeçar për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa, te një kompani turke.

Sipas projektit, Hidrocentrali i Poçemit parashikohet të ketë fuqi të instaluar prej 99.5 më, dhe prodhim vjetor prej rreth 305 milionë këh. Nëse ndërtohet, Poçemi do të bëhet hidrocentrali i dytë më i madh i dhënë me koncesion për nga niveli i prodhimit, pas projektit të Kaskadës së Devollit.

Sipas kompanisë turke që fitoi koncesionin, ndërtimi i këtij hidrocentrali do të kushtojë rreht 101 milionë euro. Hidrocentrali i Poçemit është një nga 8 hidrocentralet e parashikuara në Lumin Vjosë.

Sipas një koalicioni të gjerë të Organizatave Mjedisore ndërtimi i digave në Poçem dhe Kalivaç si dhe hidrocentraleve të vegjël në degët e Vjosës si Lengaricë, Bënçë, Shushicë, Kardhiq, Picar etj, do t’i jepte fund vizionit për një Park Kombëtar në rrjedhën e Vjosës.

Parlamenti Europian i ka kërkuar kohët e fundit qeverisë shqiptare të rishikojë projektet hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të këtij lumi dhe të hartojë Planet e Ndikimit në Mjedis përpara se projektet të vihen në zbatim./GSh.al/

Paraardhëse

Kush e zbythi Bashën?

Pasardhëse

Lista/ Mjekë, biznesmenë, prefektë, pedagogë, këto janë disa nga profesionet e PS për 18 qershorin

Pasardhëse

Lista/ Mjekë, biznesmenë, prefektë, pedagogë, këto janë disa nga profesionet e PS për 18 qershorin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.