• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Po u tërbua një qen, tërbon dhe të tjerët!

2 May, 2017
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Myslim Pasha

Përfytyrimet  politike  siç vihet re, kanë dështuar,  në përcaktim të së nesërmes sonë demokratike.   Graviteti i së tashmes  po i sjell  argumente irracionalë,  por leximi i tyre është i pamundur,  sepse ne dimë të lexojmë “alla shqiptarçe ! “

Se ne dimë të  ndërtojmë ditë të zeza!

Ja, që një pjesë e jona,alternativë demokratike, befas,  në mes të udhës së dritës që kërkojmë,  na nxjerr një çadër si një agora të shqyer, dhe aty shfaq ato  produkte të cilat po i korrim këto ditë. Asnjë orakull demokratik s’e kish menduar se Lulzim Basha do të bënte emër, duke i dalë kundër të gjithëve, ( kundër armiqësh dhe koalicione armiqësh !  … ( As Saliu, s’ish kështu i Ziu ! ) …kundërshti edhe në rrafshin ndërkombëtar, me një vërshim fjalësh ulëritëse të Revolucionit Demokratik, por ama, sa do që ta fshehë, s’e fsheh dot,  se si fund,  dëshiron:  “Ta rrokë fizikisht shtetin në të gjithë indet e tij “ , “ askush s’do të paguajë taksa etj…”

Mosbindja civile  nga “Gandizëm”kalon në pushtim fizik edhe pse pa armë etj.

 Ja kush është mashtrimi !

Kjo e vërtetë duhet të shihet në sy, shqiptarët janë të turbullt, të hutuar dhe ashtu bardhë e zi e nxjerrin hera herës, atë helmin e urrejtjes.

Dhe ju mund të bëni përqasjet…se paralajmërimin e atij tërmetit të butë… që e thotë Basha me mosbindje civile, me atë zë demokratik të ngjirur, të çon në marrje të pushetit, jashtë të gjithë standarteve demokratike.

Tërmetet i parashikojnë dhe regjistrojnë në ndjeshmëri të lartë Sizmiografët dhe nga gjallesat minj.

 A duhet t’u besojmë minjëve !

Padyshim që po !  Se dhe ata janë pjesë e pushtimit social të planetit tonë.

 Shqetësimi është edhe frikë, është edhe alarm, se ndër cikle këtu tek ne,  vjen një mallkim…shkatërrim dhe antishtet.

Na kujtohet Koelho tek  “ Alkimisti” , që perifrazon një proverb arab: “ Ajo që ndodh një herë, ka të ngjarë që të mos ndodhë kurrë më. Por ajo që bën vaki dy herë, sigurisht do të përsëritet edhe një herë tjetër. “

 Dridhma të tilla, janë përsëritur nja katër herë në Shqipëri:

a.       Viti mbrapshtë 97’

b.      Sulmi ndaj shtetit në ditën e përcjelljes mortore të Azem Hajdarit

c.       Shpërthimin Korruptiv shtetëror i përgjakshëm në Gërdec

d.       21 janari i përgjakjes së Bulevardit.

Të katërta,  këto tërmete e zezona,  kanë për ideus dhe inspirues  të tyre Sali Berishën dhe pjesërisht, në dy ato të fundit, edhe Lulzim Bashën, i cili vetëm me Berishën e ka ndërtuar këtë Projekt Shkatërrues.

Strukturën malinj të Shqipërisë e di Doktori, se ai e ka përgatitur në laboratorin e tij antikombëtar !

Atje ku dhëmb,  është zemra e Shqipërisë edhe pse kështulloj e çaplyer,  nga kjo palo politikë që së fundi polli një përfaqësues së gjeneratës më të re:  Lulzim Bashën,  i  cili mund ta gjejë një çast fatlum t’i thërresë mendjes, të bëje ekzorcizmin nga vetja sepse,   brenda tij është Demoni i Sali Berishës.

Një vepër përfundon,  atëherë kur përmbushet qëllimi i saj.

Alibitë që po dëgjojmë,  s’kanë lidhje me Zgjedhje të lira e as dekrim, ato janë fshehur në skenarin më fatal e më të verbër, të synimit shkatërrues të asaj që është ndërtuar deri më sot, shkatërrimin e sistemit,  ku kërkohet një fillim i ri revolucionar që Lulzim Basha e shënjon në mënyrë aq grotekse vetëm fyerje për shqiptarët.

çadra…nuk është çadër, ajo është një ligësi mashtrimi edhe pse e bardhë dhe piramidale, duket sikur  aty janë derdhur aq shumë fjalë,  por ato mund të reduktohen , në  ligjërim njëngjyror, me vetëm pesë fjali të cilat mbyllen me Republikën e Re.

Elektorati shqiptar është elektrizuar dhe kërkon që të përmbahet. Po kush do ta bëjë këtë?

Realiteti i zymtë i Shqiëpërisë së sotme, kërkon një çast ndriçueshmërie, për ta ruajtur shtetin dhe institucionet e tij,  e të mos e çojmë atë në greminë…

Humbja është për të gjithë.Këtë e kupton Skajori Bashë, veçse  në rrënjë rron mëkati… apo mëkatet që kanë ata të dy,  ndaj Partisë së tyre,  ndaj shqiptarëve…

Po e çojnë PD-në,  në humbjn pakthim…

Sikur të gjithë formacionet e shoqëerisë së sotme sado të infektuara të jenë e sado që brenda farën korruptive të kenë, sikur, secili të flasë në opinion të tij si “mosbindje civile” , e kështu të shkojnë kundër njëritjetrit  për të kundërshtuar aksionet ligjore, në udhëkryq,  në shkollë , në spital, në K QZ, në postë të policisë, apo tek pagimi I taksave, në dy apo tre fronte kundërshtues  duke filluar nga 7 maji e deri në 18 qershor, pa iu përmbajtur rregullave dhe standarteve, ku vallë do të na çojë kjo mushkë xanxare që hedh shqelmat e “mosbindjes  civile ! “ ?

Merhumi,  Muharrem Dule, si një Nastradin pat thënë një herë: “ Po u tërbua një qen, do të  tërbohen dhe të tjerët…vonë apo herët ! “

Shpresojmë që të mos tërbohen të gjithë !

Paraardhëse

Aleati i Ramës: Pse nuk u regjistrova për zgjedhjet, ku do shkojnë votat e PSV ’91

Pasardhëse

Rama tërhiqet nga “18 Qershori”, Basha nga “Kryeministri teknik”

Pasardhëse

Rama tërhiqet nga “18 Qershori”, Basha nga “Kryeministri teknik”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.