• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

PD regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit, nëse ndryshon Kodi Zgjedhor

2 May, 2017
në Politikë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj deklaron se regjistrimi i PD-së në zgjedhjet e 18 qershorit mund të bëhet vetëm përmes një marrëveshje politike që do sillte ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Gjatë një interviste për Report Tv, Osmanaj thekson se pa një pakt politik mes palëve, PD dhe çdo parti tjetër e opozitës e ka të pamundur pjesëmarrjen në zgjedhje.

“Kjo bëhet vetëm më marrëveshje politike dhe me ndryshim në Kodin Zgjedhor. Nëse nuk ka marrëveshje, nuk ka asnjë mundësi që forcat politike të paregjistruara të regjistrohen“, u shpreh Osmanaj.

Numri dy i KQZ sqaroi gjithashtu se edhe dorëzimi i listave dhe formularëve u bë në shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Dorëzimi i formularëve ka qenë data 28 prill. Kodi parashikon dorëzimin e listave jo më vonë se 50 ditë para zgjedhjeve.

S’mund t’u lihet asnjë hapësirë partive politike për datën 3 maj, pasi duihet të ishin regjistuar jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërsa koalicionet jo më vonë se 60 ditë.

Jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve ne verifikojmë dokumentacionin e dorëzuar nga partitë poliotike dhe më pas ua kthejmë partive politike për t’i korrigjuar. Ka parti që kanë shumë prbleme me dokumentacionin si me listat mbështetëse ashtu edhe me formularët.

Janë mbi 5-6 parti të cilave do t’iu kthehen materialet. Proces ky që partitë politike duhet ta përmbushin deri në datën 8 maj”, tha ai.

Sa i takon ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të listave të partive politike, Osmanaj theksoi se një gjë e tillë mund ta bëjë edhe PD pasi ka përfaqësuesit e saj në KQZ.

“Subjekteve zgjedhore u lind e drejta ta ankimojnë. Ankimimin mund ta bëjnë ato forca politike që janë në KQZ. PD ka përfaqësues në KQZ sepse është forcë politike që ka mandate në parlament dhe deri në përfundimin e këtij parlamenti ka përfaqësuesit e saj në KQZ”, shtoi më tej Hysen Osmanaj.

Ndërkohë, KQZ po verifikon të dhënat e kandidatëve në formular, në kuadër të dekriminalizimit.

Paraardhëse

Ambasadorja gjermane: Qeveria ime do t’i njohë zgjedhjet, edhe pa PD

Pasardhëse

BBC: Perëndimi mund të pësojë kolaps… njësoj si Roma e lashtë

Pasardhëse

BBC: Perëndimi mund të pësojë kolaps… njësoj si Roma e lashtë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.