• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Daul dhe Tusk, telefonatë të fundit Bashës

1 May, 2017
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike ka refuzuar dhe ka rikonfirmuar qëndrimin në Çadër, por këtu mbaron me sa duket edhe durimi i aleatëve të PD-së. Nesër priten lëvizje të tyre për të shkuar drejt vendimit për pjesëmarrje në zgjedhje.

Vendimi i Lulzim Bashës për të braktisur zgjedhjet është kthyer në shqetësim për të gjitha partitë Popullore Europiane. Burime nga PD, thanë për 27.al që krerët e këtyre partive, ndër ta edhe zyrtarët e lartë të Brukselit pjesë e PPE-së, Joseph Daul e Donald Tusk, e kanë telefonuar njëri pas tjetrit kryetarin e demokratëve, Lulzim Basha për ta nxitur të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ata kanë argumentuar se kjo është rruga e vetme, megjithëse ka dyshime për manipulim të zgjedhjeve. Krerët e PPE-së i kanë premtuar garanci maksimale dhe angazhim të fortë të BE-së për të mbrojtur votën e lirë më 18 qershor ndaj dhe i kanë kërkuar Bashës të hyjë në zgjedhje, por kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka refuzuar.

Ai duket i vendosur të mos hyjë në këto zgjedhje dhe kjo nuk ka gjasë të jetë e lidhur vetëm me kauzën e votës së lirë. Për sa kohë një organizëm kaq i rëndësishëm sa Brukseli dhe të gjitha Partitë Popullore Europiane japin garaci për ruajtjen e votës më 18 qershor, kanë mbetur pak arsye që Basha të vazhdojë të qëndrojë në Çadër.

Me sinjalet më të fundit që vijnë nga partitë simotra të PD-së në Europë, janë njohur edhe aleatët e PD-së në koalicionin opozitar. Ata e kanë ndjekur deri tani PD-në në qëndrimet ekstreme për bojkotin e zgjedhjeve, por pas sinjaleve dhe garancive që vijnë së fundmi nga PPE, ata duket se do ta braktisin duke e lënë të vetëm Lulzim Bashën në çadrën e tij dhe do të hyjnë në zgjedhje. Pritet që i pari të marrë hapin e madh të jetë Dashamir Shehi, për t’u pasuar menjëherë me Agron Dukën e PAA-së dhe i fundit Fatmir Mediu i PR-së.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e martë 2 maj 2017

Pasardhëse

Këshilltari i ushtarak i Trump: Bëhuni gati për luftë

Pasardhëse

Këshilltari i ushtarak i Trump: Bëhuni gati për luftë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.