• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Presidenti në ikje jep 114 dekorata për dy muaj

30 April, 2017
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bujar Nishani është në ditët e fundit të mandatit të tij si President i Republikës, i cili është akuzuar shpesh herë nga e majta si noteri i Sali Berishës dhe ushtari më i bindur i ish-kryeministrit.

Kreu i shtetit, në katër vitet e mandatit qeverisës të mazhorancës aktuale, ka kthyer mbrapsht një mori ligjesh dhe shpesh herë është bërë pengesë për vijimin e reformave. Presidenti në detyrë deri në 24 korrik, Bujar Nishani, po shfrytëzon ditët e fundit të mandatit të tij, për të bërë qokat e fundit.

Për dy muaj, mars-prill, Nishani ka dhënë 114 dekorata miqve dhe mbështetësve të tij. Vetëm në muajin prill, Nishani ka dhënë 64 dekorata, ndërsa në muajin mars, 50 dekorata, gjithsej 114. Bujar Nishani ka dekretuar Mal Berishën, ish-ambasador në Britaninë e Madhe, i caktuar në 2012 nga Partia Demokratike.

Kur mori pushtetin Partia Socialiste, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e shkarkoi nga detyra, por Berisha bëri rezistencë dhe nuk pranoi të linte postin, duke bërë figurë të keqe në vendin ku ishte caktuar ambasador.

Ministria e Jashtme kishte përgatitur dosjen për shkarkimin e tij, por kreu aktual i shtetit, Bujar Nishani, nuk pranonte të dekretonte largimin e tij nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Britaninë e Madhe.

Pas kthimit të PD­së në pushtet në 2005, dështoi që të dekretohej ambasador, sepse opozita në kuvend e cilësonte njeri politik dhe nga ana tjetër nuk dekretohej nga presidenti.

Pas disa orvatjesh të dështuara për t’u bërë ambasador në Gjermani, në 17 shkurt 2012 me vendim të qeverisë bëhet i Ngarkuar me Punë në Britaninë e Madhe, sepse pas largimit të ambasadorit Zef Mazi ambasada ishte pa drejtues, rol që e luante zv.ambasadorja Teuta Starova, gruaja e ish-­zv.ministrit të Mbrojtjes, Arjan Starova. Nishani ka dekoruar edhe Këshilltarin e tij Diplomatik të Presidentit të Republikës, Valter Ibrahimi.

Përpara kësaj detyre, ai ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Gjermani, në vitet 2009-2014, dhe në Austri, në vitet 2006-2009.

Pra janë vite që i përkasin PD në pushtet. Gjithashtu, Nishani ka dekoruar Avni Xhamoqin, Xhevair Lleshin, Ligoraq Rizën, Karolina Kostallarin, Alketa Semanjaku, etj.

Më herët, Nishani u vu në qendër të sulmeve sepse dekoroi 67 ballistë. Pati shumë reagime nga komunistët, por dhe nga historianë.

73 vjet më parë, pikërisht në 21 Tetor të vitit 1943, në Matjan të Lushnjes, në radhët e ballistëve, që akuzoheshin nga partizanët për bashkëpunim me pushtuesin nazifashist, mbetën 67 të vrarë, Nishani dekoroi 67 ballistët e vrarë, me titullin “MARTIRE TE DEMOKRACISE”.

PS e akuzoi se Nishani i urdhëruar nga Berisha dhe Basha për të marrë vota në zgjedhjet që do të vinin, sepse ende nuk e kishin parashikuar se nuk do të hynin në zgjedhje, pra meqenëse ballistët zakonisht votojnë PD, Nishani i rikujtoi se duhet ta vijonin ta votonin të djathtën shqiptare.

Komunistët i cilësuan dekorimet e Nishanit një goditje ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Sidoqoftë, Nishani do të mbahet mend si kreu i shtetit që ka qenë në luftë të vazhdueshme me mazhorancën.

Me zgjedhjen e Ilir Metës president duket se marrëdhëniet Presidencë-qeveri do jenë më të qeta, pasi Meta njihet si politikan konsensual dhe konstruktiv./tema

Paraardhëse

Meta: Bojkoti nuk është zgjidhje

Pasardhëse

Basha: Një kryetari partie iu ofruan 500 mijë euro për të ikur nga opozita

Pasardhëse

Basha: Një kryetari partie iu ofruan 500 mijë euro për të ikur nga opozita

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.