• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Sot do të kisha turp të isha socialist!

29 April, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andi Bushati

Pasi më kishin thënë se ky është njeriu që tradhëtoi 80 mijë zemra të majta.

Pasi më kishin thënë se duhet të ngriheshim për ta rrëzuar atë që i quajti të vrarët e 21 janarit kokë palarë.

Pasi më kishin thënë se do t’i vinte fundi politikanëve që kapen më bllok në dorë.

Pasi më kishin thënë se nuk do ta falnin kurrë atë që kontribuoi në vjedhjen e 10 votave në Tiranë.

Pasi më kishin thënë se duhej përbuzur ai që i qe “ngjitur Saliut si Meta pas këpucës”.

Pasi më kishin thënë se ai është pjesë e “çiftit të të hollit me të trashin, që vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë”.

Sot do të kisha turp të isha socialist !

Sepse, pasi erdha në pushtet më thanë që këtë “qelbësirë” e kishim futur në gjirin tonë si një vegël për të bërë të mundur largimin e Saliut.

Sepse më kishin thënë se ai shumë shpejt do të përgjigjej për ato që kishte bërë.

Sepse më kishin thënë ai do të kishte fatin e asaj drejtroreshës së arsimit në Lushnje, që e burgosën si taksambledhëse LSI-ste.

Sepse më kishin thënë që i kemi gjetur lidhjen me Kastriot Isamilin, njeriut të përfshirë aq keq ne çështjen e CEZ.

Sepse më kishin thënë që lideri im e kishte dorzuar në Berlin dosjen që do ta shpinte pas hekurave vëllain tim armik.

Sepse më kishin thënë që atë i’a kishim dalë ta izolonim në skenën diplomatike, dhe nuk e takonte më as zv/sekretarja e shtetit Malloi dhe as Anxhela Merkel.

Sepse më kishin thënë se pikërisht për të ishte ngritur e gjithë skema gjigande e reformës në drejtësi.

Sot do të kisha turp të isha socialist !

Pasi kam dëgjuar për katër vite më radhë se vendin e kemi mbushur ne me hashash deri në pikën që duhet futur ushtria.

Pasi kam dëgjuar se policia po bëhet gati të vjedhë zgjedhjet.

Pasi kam dëgjuar se  reforma në arsim ishte dështimi më i madh i qeverisjes sonë.

Pasi kam dëgjuar se shëndetësia falas ishte një përrallë për të vjedhur me koncesione.

Pasi kam dëgjuar se Sajmir Tahiri ishte një tip Fusheje që përgjonte gjithëkënd dhe ishte i lidhur me bandat.

Pasi kam degjuar se Reforma në Drejtësi është një projekt që do t’i japë Shqipërisë një Erdogan.

Pasi kam dëgjuar se për hir të një karrigeje, kryeministri im është i gatshëm ti vërë flakën vendit.

Sot do të kisha turp të isha socialist !

Sepse edhe tani më fund më thanë se çadrën e kishte ngritur dhe frymëzuar aleati ynë.

Sepse më thanë se ai po koordinonte gjithçka me Berishën për të penguar vettingun.

Sepse më thanë se ai po bënte të gjitha përpjekjet për të rrëzuar pa vota Edi Ramën.

Sepse më thanë se më në fund do t’a hiqnim qafe.

Sepse më thanë që tashmë ishim të sigurtë dhe se mund t’i fitoninm zgjedhjet të vetëm.

Sot, do të kisha turp të isha socialist !

Se për hir të atyre që dëgjova për tetë vite me radhë, qeshja me njeriun që thoshte se nuk do të pranonte kurrë të ishte një president jo konsensual.

Se për hir të atyre që më kishin ngulur në kokë, tallesha më atë që propogandonte se nuk hynte në zgjedhje pa opozitën.

Se për hir të besimit që kisha tek prijësit e mij, e ironizoja “aleatin” që fliste për një 18 qershor farsë.

Po, po, sot është vërtet e turpshme të jesh socialist. Sepse sot, pas refrenit të propoganduar për tetë vite me radhë, Edi Rama po lëpin gjithë çka pështyrë. Ai po e bën Ilir Metën president duke vazhduar të thotë se Rilindja do të funksonojë, se Reforma në drejtësi nuk do të vonojë dhe se Shqipëria po bëhet përditë e më e mirë.

Po, po është e vërtetë, socialistët nuk meritojnë asgjë më shumë sesa Metën president. (Lapsi.al)

Paraardhëse

Emrat e kandidatëve të LSI për zgjedhjet e 18 Qershorit

Pasardhëse

Meta: Sonte heq dorë nga posti i kryetarit të LSI

Pasardhëse

Meta: Sonte heq dorë nga posti i kryetarit të LSI

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.