• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

President në kohën e kolerës

27 April, 2017
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Shumica parlamentare po u jep fund dilemave për degradimin e procesit zgjedhor, duke mos lejuar prekjen e Kodit elektoral dhe procedurës së zgjedhjes së presidentit, në kushtet kur zgjedhjet pa partinë më të madhe të opozitës, duhet të jenë klinikisht të pastra. Njëzet e katër orët e fundit, ka pasur një tension të pandërprerë mes shumicës dhe faktorit ndërkombëtar, lidhur me pamundësinë e prekjes së Kodit Zgjedhor, që t’u jepet sërisht shansi i garimit me koalicione, si dhe dhënien fund të procedurës së zgjedhjes së presidentit ditën e nesërme, që në rast dështimi, të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Qëndrimi publik i Gramoz Ruçit në Kuvend, ishte një mënyrë për të inkurajuar Ilir Metën të merrte pozicion ndaj krizës, për të mos e shtyrë atë më tej, edhe pse plani i vetëm ndërkombëtar që u ofrua për zgjidhjen e krizës ishte plani i Ilir Metës. Për vet qëndrimin që ka mbajtur gjatë gjithë betejës së “çadrës”, Ilir Meta në një farë mënyre, ka qenë personi më “konsensual” i krizës, dhe si i tillë meriton të jetë president i kësaj kohe krize, edhe pse për këtë gjë mund të sulmohet më shumë. E vërteta është se shumë socialistë e kanë parë me dyshim raportin e tij me PD, por asnjë udhëheqës i lartë i PD, dhe sidomos Sali Berisha, nuk ja ka kundërshtuar qëndrimet.

Biles gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, gazeta “55”, portale te lidhura me familjen Berisha etj, gjatë kohës së çadrës, kanë bërë disa editoriale, ku sulmonin zërat kritikë brenda PD ndaj LSI, duke i quajtur të shitur tek Edi Rama, dhe duke vlerësuar lart rolin e Ilir Metës. Është koha që të jenë koherentë me qëndrimet e tyre dhe të reflektojnë për atë që tashmë e quajnë komplot të Ramës dhe Metës, zgjedhjen e tij si president.

Për gjashtëdhjetë ditët e çadrës, Ilir Meta është parë më shumë me inat nga socialistët dhe më shumë me shpresë nga demokratët, dhe tani kur PD u izolua ndërkombëtarisht dhe nuk ka më asnjë të drejtë morale për atë që bën, ai thjeshtë është president edhe i atyre.

Jam i sigurt se personalisht Ilir Meta është sot kandidati për president që nuk i ngjit festa e zgjedhjes si president, pasi është një president në “kohën e kolerës”, por ndonjë herë fati i njeriut imiton dhe historinë e jetës së tij politike, që tek Ilir Meta ka qenë thuajse një “kolerë” mes PD e PS.

Pas kësaj, shpresa e fundit mbetet reflektimi i fundit i PD. Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka lënë të hapur shpresën se PD mund të reflektojë për vendimin deri nesër në mbrëmje, pas një përpjekje të mundshme të Brukselit, për të informuar publikisht gjithë drejtuesit e PD për pasojat që mund të ketë ikja e saj nga zgjedhjet, për vetë PD-në, statusin e saj ndërkombëtar dhe të ardhmen e saj politike.

Nëse PD nuk tërhiqet deri në minutën e fundit, zgjedhjet, sikundër janë paralajmëruar, janë legjitime, por ata deputetë të PD që mendojnë se PD nuk meriton atë fat, mund ta bëjnë vetë fatin e tyre dhe të PD-së, me vendimet e tyre personale dhe të mos dorëzojnë kokën në “sininë” e Sali Berishës, i cili duket se po interesohet më shumë të ruajë Lulzim Bashën në krye të PD, se sa PD-në në krye të skenës politike shqiptare.

Paraardhëse

Maqedonia, ky turp i Europës! (VIDEO)

Pasardhëse

Dy fëmijë nga Prizreni, VIP-a të modelimit në Instagram (FOTO)

Pasardhëse

Dy fëmijë nga Prizreni, VIP-a të modelimit në Instagram (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.