• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Negociatat e dështuara dhe “merita” e vetme e Bashës ne PD

25 April, 2017
në Opinion
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur poshtë dokumentin zyrtar për bisedime ofruar nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, i cili parashikon një riformatim të qeverisë dhe shtyrje të zgjedhjeve më 16 Korrik, me kusht që opozita të kthehet në Kuvend për të votuar Veting-un. Dokumenti u pranua pak minuta më parë nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, por ai u refuzua nga Lulzim Basha, pasi Rama dhe Meta e shoqëruan me kushtin që opozita të votoj menjëherë Veting-un në Kuvend.

Ndërmjetësi Knut Flankeshtajn, pasi mori fjalën e Kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta ka shkuar në takim me nënkryetarin e Partive Popullore Evropiane, McAllister, por Basha nuk ka pranuar ofertën ndërkombëtare, të pranuar ndërkohë nga shumica.

Ai u ka thënë ndërmjetësve ndërkombëtarë se kërkon shtyrje të zgjedhjeve deri në fund të vitit dhe një qeveri pa Edi Ramën kryeministër.

Pas kësaj bisedimet mes dy palëve duket se janë bërë pa kuptim, dhe do të shkohet drejt zgjedhjeve pa Partinë Demokratike.

Lëshimi i orëve të fundit i Edi Ramës, ishte i paparashikuar, sidomos lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve, edhe pse ai e argumentoi me nevojën që shqiptarët kanë për të marë procesin e Veting-ut. Nga ana tjetër Rama është treguar i gatshëm për formatim të qeverisë, për të rritur besimin e opozitës.

Dokumenti i ofruar ishte në të vërtet një ofertë që ngjante me qëndirmin e LSI, disa javë më parë, e cila kërkoi qeveri besimi dhe një fleksibilitet për afatin e zgjedhjeve.

Bisedimet mes dy palëve u ngjajnë shumë bisedimeve mes shqiptarëve dhe serbëve në Rambuje, ku faktori ndërkombëtar, ofroi një dokument, dhe fitues u shpallën ata që pranuan dokumentin, pra shqiptarët.

Shumë vet besojnë se Edi Rama ka bërë bllof duke pranuar dokumentin, por dhe nëse kjo është e vërtet, ai është i fituari i këtyre bisedimeve, të paktën si lojtar i mirë. Të njëjtën gjë thanë për të, edhe kur miratoi reformën në drejtësi, por ajo tani po ashtu po shkon drejt zbatimit.

Pas kësaj skena politike pëson një ndryshim të fortë. Nuk është e qartë nëse tani në zgjedhje do të shkohet duke respektuar vendimin e KQZ për mos regjistrimin e koalicioneve, pra secili parti më vete, apo do të rinterpretohet në datën 29 Prill. Por e sigurtë është që LSI do të marrë pjesë në zgjedhje, pasi një përpjekje të fortë ndërkomëbtare të dështuar, për të kthyer PD në Kuevnd dhe në zgjedhje.

Nga ana tjetër Partia Demokratike po shkon drejt bojkotit përfundimtar, pa një vendim politik të forumeve të saj, sic mund të ishte Këshilli Kombëtar apo Kryesia e zgjeruar e Partisë Demokratike.

Ish kryeministri Berisha i cili është dhe inspiruesi tinzar, i kësaj fryme radikale në Partinë Demokratike, e ka cilësuar më parë vdekjeprurëse bojkotin e zgjedhjeve nga Partia Demokratike dhe po nxit Partinë Demokratike për një protestë të dhunshme në Kavajë më 7 Maj, dhe më pas destabilizimin e procesit zgjedhor me shpresë që procesi të dështoj në terren.

Por nga ana tjetër qeveria është e qetë dhe e sigurt në kontrollin mbi situatën dhe ka një angazhim për të kryer një proces zgjedhor shembullor, dhe për të përballur me ligjin cdo përpjekje për destabilizim.

E vetmja enigmë që ngelet pas kësaj, është nëse kjo që po ndodh me Partinë Demokratike është një betejë e Lulzim Bashës për ti shpëtuar ballafaqimit zgjedhor, apo një imponim ndaj tij prej Sali Berishës për ti shpëtuar reformës në drejtësi. Sido që të jetë, është e qartë se është një skenar vdekjeprurës për Partinë Demokratike, e cila pas këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë në parlament dhe as aty ku do të vendoset për reformën në drejtësi. Lulzim Basha ka “meritën” siç e thotë një kolegu ynë, që e transformoi Partinë Demokratike nga një aprti antikomuniste dhe kundërshtare e fortë e socialistëve, në një parti antiperndimore dhe kundërshtare e fortë e Evropës. Siç nuk e meritonte!

Dhë në vend që të bënte historinë e saj, duket se po e nxjerr atë nga historia.

Paraardhëse

16 korriku një datë tjetër për zgjedhjet

Pasardhëse

Rama i dha Bashës gjysmën e qeverisë, Presidentin, KQZ, Policinë, shtyrje të zgjedhjeve, dhe prapë PD nuk pranon   

Pasardhëse

Rama i dha Bashës gjysmën e qeverisë, Presidentin, KQZ, Policinë, shtyrje të zgjedhjeve, dhe prapë PD nuk pranon   

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të miratojë një marrëveshje të propozuar këtë javë që do të sigurojë që TikTok në...

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.