• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Lëreni PD të përplaset me popullin!

23 April, 2017
në Opinion
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka njoftuar, se do të bllokojë nesër pesë pika kyçe në gjithë Shqipërinë, për të penguar lëvizjen e mjeteve. Nuk jam i qartë se si do t’i bllokojnë fizikisht. Ndoshta do të vendosin makinat e tyre deputetët, dhe do të qëndrojnë vetë në krye të barrikadës. Ndoshta kanë përgatitur ndonjë makinë zhavor, ta derdhin aty e të heqin sërish pas një ore. Ky është një banalitet që e mësojmë nesër.

Ajo që po mësojmë sot, është se Partia Demokratike ka një vetëekzaltim, sikur ka zbuluar më në fund, se si mund ta shkundë qeverinë. Dhe zgjidhja në të vërtetë nuk ka të bëjë fare me qeverinë, por me popullin. Partia Demokratike ka vendosur të përballet me popullin, që nuk i bindet urdhrave të saj, për të rrëzuar qeverinë.

Tensioni verbal që po rritet mes dy kampeve, duket se është një lojë e qeverisë, për t’ua ngritur edhe më shumë nervat njerëzve me këtë akt të PD.

Por unë nuk shikoj shumë rreziqe për qeverinë, apo për qytetarët nga kjo lëvizje, por thjeshtë një falementim të PD.

Rreziku kryesor ka të bëjë me deputetët që do të ekzekutojnë fizikisht urdhrin. Deputetët që kanë marrë përsipër të bllokojnë pesë pikat kyçe në gjithë Shqipërinë, rrezikojnë ndjekje penale si organizatorë legalë të bllokimit të rrugës që e marrin vetë përsipër. Dikush prej tyre nga i ndjekur penalisht mund të përfundojë dhe i pandehur, dhe me ligjin e dekriminalizimit, nuk bëhet më as deputet. Për fat ligjin e kanë bërë vetë. Dhe me sa pashë pak listat e “bimbashëve” të rrugës, do të ishte një rast i mirë për të bërë “katharsis” brenda PD, nëse disa prej tyre ndiqen penalisht.

Por më shumë se sa bllokimi Lulzim Bashës i intereson konfrontimi. Më shumë se një përpjekje për bllokim, është shpresa se mund të ketë konfrontime, me qëllim që Basha të martën të mos ulet në tryezën e negociatave me të dërguarit e Brukselit. Pra kemi një përballje të PD me qytetarët, vetëm që Basha të shpëtojë nga sikleti i negociatave të dështuara. Kjo bën që Basha të mos e ketë mendjen aq shumë tek bllokimi, por tek konfrontimi.

Nga ana tjetër, bllokimi i rrugëve, është një akt i cili do të prodhojë një alergji kombëtare kundër tyre, dhe do t’i përballë ata me qytetarët e thjeshtë, të clët ndoshta mund të jenë dhe me PD në këtë histori. Ideja se mund t’i imponohesh qeverisë duke bllokuar rrugët, tregon pafuqinë për të përdorur mjetet politike, dhe dëshpërimin e opozitës.

Prandaj nuk ka sens të këshillosh PD sonte të mos bllokojë rrugët nesër. Lereni PD ta çojë deri në fund marrëzinë e saj se kështu ka shanse që dhe qytetarët të jenë më të qartë për të. Kjo histori është një rast klasik, ku ne nuk duhet të mbrojmë qytetarët nga PD, por duhet të mbrojmë PD nga qytetarët. Me këtë që po bën PD, qytetarët do të jenë kundërshtarët realë të këtij akti. Dhe nuk kemi pse e mbrojmë PD nga qytetarët. Duhet ta lëmë të përballet me ta.

Paralelisht me këtë, policia duhet të zbatojë detyrën gërmë për gërmë, duke penalizuar deputetët që do të veprojnë fizkisht për bllokimin, duke i çuar për ndjekje peale, duke sekuestruar mjetet që mund të përdoren për bllokim, e deri duke gjobitur personalisht bllokuesit.

Pastaj PD e ka më të lehtë të kërkojë në negocata, aministi për deputetët e saj dhe bllokuesit e rrugëve. Lereni të përballet me problemet që tenton t’u hapë qytetarëve dhe shtetit, nga kompleksi i mospërfilljes që ka prej tyre. TemA

Paraardhëse

Kukësi-Tirana, sfidat që u kthyen në “Teatër”

Pasardhëse

Bllokimi i rrugëve nga PD, dhunë nuk do ketë, por dhunim po!

Pasardhëse

Bllokimi i rrugëve nga PD, dhunë nuk do ketë, por dhunim po!

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.