• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Berisha po pret “pazarin” e Perëndimit

22 April, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Negociatorët që po përgatisin takimin e së martës në Tiranë, janë ende të paqartë për rezultatin e tij, ndërsa Lulzim Basha ka vendosur t’i presë ata në rrugë me goma makinash të ndezura dhe duke rrethuar Kryeministrinë. Gjithçka është një përgjigje paradhënie, për atë që ai pret të dëgjojë nga goja e tyre.

Por çfarë është duke ndodhur me qëndrimet e mëparshme të Berishës, i cili thoshte se bojkoti i zgjedhjeve është vetëvrasje, si dhe qëndrimet e disa prej figurave të tjera të PD, të cilat po ashtu konsiderojnë se mospjesmarrja mund të shkatërrojë PD-në?

E vërteta është se çadra ka krijuar një mekanizëm censure ndaj figurave me identitet në Partinë Demokratike dhe ata kanë vendosur t’i hapin rrugë çdo opsioni të Bashës, duke ja lënë atij meritat dhe përgjegjësitë në rast dështimi. Kështu duket se po vepron Topalli, Bregu, Selami, Patozi, dhe zëra të tjerë që kanë një identitet politik në Partinë Demokratike.

Por duket se lojën më të pisët po e luan Sali Berisha. Ai po paraqitet më i moderuar se Basha tek ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe i hapur për zgjidhje, ndërkohë që Basha forcon gjuhën e rrugës dhe po provon të bëhet “gangster lagjeje”, tani që po kalon gjysmën e jetës.

Duke lëshuar Bashën si radikal sokakëve, dhe duke bërë rolin e njeriut me të cilin mund të bisedohet, Sali Berisha duket se po e përdor gjithë këtë krizë artificiale, për t’u faktorizuar dhe për të qenë interlokutori i vetëm me faktorin ndërkombëtar. Ai po mban të hapur dialogun me diplomatët dhe bën sikur po vret mendjen, se si mund të dilet nga kjo situatë.

I gjithë ky mekanizëm është një skemë  tipike e tij, për të hedhur në betejë Lulzim Bashën dhe për të qenë vet epiqendra e zgjidhjes së krizës. Kështu që, gjithë ndërmjetësit ndërkombëtarë, tashmë po shkojnë tek Berisha, jo si në rastin e reformës në drejtësi, kur Basha u thoshte “flisni me atë, se unë jam dakord”, por në verisionin e kundërt. Tani është Berisha ai që u thotë “flisni me Bashën, se unë jam dakord”.

Ky shkëmbim pozicionesh, në fakt është thjesht taktikë, pasi produkti është i njëjtë. Ai po përpiqet të djegë PD-në, ta mbajë larg zgjedhjeve dhe të përpiqet të sabotojë reformën në drejtësi, duke përdorur Bashën si radikal, nëse Perëndimi nuk troket në zyrën e tij. Në të njëjtën kohë, ai rikthehet sërish në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve, si faktor politik që mund t’i shpëtojë ata nga një “kalama i keq”, vetëm dy muaj para zgjedhjeve.

Kështu si po shkon puna, e marta do të jetë një “ditë e zezë për PD”, por Berisha do t’u japë atyre fjalën pasi t’i lënë dokumentin në tavolinë, se “do të bëjë diçka deri në datën 29, që PD të futet në zgjedhje”. Dhe në shkëmbim të kësaj, ata duhet të ofrojnë disa pazare për të, sidomos lidhur me garancitë që ai kërkon për të mos u prekur nga drejtësia pas zgjedhjeve.

Një diplomat i lart perëndimor në Tiranë, thotë se Berisha ka kërkuar përmes të tretëve garanci të tilla edhe gjatë procesit të reformës, por nuk ka pasur përgjigje. Tani duket se Berisha pret një përgjigje, për atë çfarë ka kërkuar. Dhe në shkëmbim të saj, ai mund të bëhet shpëtimtari i tyre.

Nëse ndodh kjo, Berisha do të jetë përfituesi i meritave dhe ndoshta dhe garancive, ndërsa Basha ka përfituar së paku sjelljen e tij prej “laci lagjesh”, të sharrat banale dhe kërcënimet fizike ndaj kundërshtarëve. Nuk janë pak për moshën që ka. Njeriu që po pret pazarin e Perëndimit, nuk është ai. Nuk është as PD. Ai është Sali Berisha. Dhe nuk pret pazarin për PD, por mbi të gjitha për veten. TemA

Paraardhëse

Tani instagramin mund ta përdorim pa internet

Pasardhëse

Agron Duka sqaron keqkuptimet: Ja pse po prezantojmë kandidatët e PAA

Pasardhëse

Agron Duka sqaron keqkuptimet: Ja pse po prezantojmë kandidatët e PAA

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.