• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

KQZ apel partive: Dorëzoni listat e kandidatëve për deputet brenda datës 29 prill

22 April, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  përmes një deklarate ka njoftuar partitë politike në vend se afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet dhe dokumentacionin shoqërues duhet të bëhen  brenda datës 29 prill.

Pavarësisht së kjo datë përkon me ditë të shtunë, thuhet në deklaratë, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ditë pune dhe 29 prilli, është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve, nuk do të ketë më një afat tjetër.

KQZ do të bëjë verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe verifikimin e formularëve të dekriminalizimit, për ta përmbyllur procesin e regjistrimit të listave shumëemërore brenda datës 5 maj

Deklarata e plotë e KQZ

Një nga fazat e rëndësishme të procesit zgjedhor është dorëzimi në KQZ, i listave shumemërore të kandidatëve për deputet nga partitë politike dhe  i kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit, që do të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvend të datës 18 qershor.

Ndaj, përmes kësaj deklarate KQZ sjell në vëmendjen e subjekteve zgjedhore,  se në zbatim të nenit 67, 68 dhe 72 të Kodit Zgjedhor, listat shumëemërore të kandidatëve për deputet duhet të përmbajnë këto të dhëna:

listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse, të nënshkruar nga kryetari i partisë, ose propozimin nga komiteti nismëtar i një grupi zgjedhësish;

një kopje të dokumentit të identifikimit;

deklaratën e kandidatit se gëzon të drejtën dhe vullnetin për të kandiduar, në të cilin përfshihet, sipas rastit, deklarimi i dorëheqjes nga funksionet e përcaktuara në nenin 63 të këtij Kodi, shoqëruar me kopjen e deklaratës së dorëheqjes, të depozituar pranë institucionit përkatës;

deklaratën e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish se nuk do të mbështetet apo nuk do të mbështesë asnjë subjekt zgjedhor në zgjedhje;

një listë të nënshkruar nga zgjedhësit e zonës përkatëse, që mbështesin kandidatin ose partinë, sipas neneve 69 dhe 71 të këtij Kodi.

Për herë të parë, do të dorëzohet edhe lista e plotë e kandidatëve për deputet në formatin elektronik sipas formatit të miratuar nga KQZ, ku veç të dhënave të mësipërme, si e dhënë do të shtohet dhe mëmësia dhe vendlindja. Në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, kandidatët për deputet duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë formularin e dekriminalizimit.

Bashkë me dokumentacionin e kandidimit që depozitohet nga partitë politike apo kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, duhet të jetë edhe jetëshkrimi (CV) për secilin kandidat.  Kjo risi, do t’u japë zgjedhësve mundësinë të njihen me kandidatët për deputet, për të cilët do të votojnë në zgjedhjet për Kuvend.

Formulari i dekriminalizimit dhe jetëshkrimi (CV), duhet të jenë në formatin e shkruar (hard-copy) dhe elektronik (të skanuara pasi janë firmosur nga kandidati), dhe do të publikohen në faqen e zyrtare të internetit të KQZ-së, ëëë.cec.org.al, për të qenë të aksesueshëm lehtësisht nga zgjedhësit, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.

Theksojmë se, të gjithë modelet e dokumenteve të kandidimit janë standardizuar nga KQZ me vendimin nr. 45, të datës 17.02.2017, dhe mund të shkarkohen lehtësisht në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, ëëë.cec.org.al.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu kujton subjekteve zgjedhore se listat e kandidatëve për deputet dhe dokumentacioni shoqërues duhet të dorëzohen brenda datës 29 prill. Pavarësisht së kjo datë përkon me ditë të shtunë, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ditë pune dhe 29 prilli, është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve, nuk do të ketë më një afat tjetër.

KQZ do të bëjë verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe verifikimin e formularëve të dekriminalizimit, për ta përmbyllur procesin e regjistrimit të listave shumëemërore brenda datës 5 maj.

Paraardhëse

Avni Rustemi në dy foto të viteve 1924 dhe 1982

Pasardhëse

Mundësi punësimi në Ministrinë e Ekonomisë

Pasardhëse

Mundësi punësimi në Ministrinë e Ekonomisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.