• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pamje shokuese/Vrasja e ish-policit në qendër të Tiranës (VIDEO)

21 April, 2017
në Aktualitet
0
55
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

VIDEO:


Vrasja e Ajet Zeqajt by lapsi-al

Për herë të parë, publikohen pamjet e momentit të ekzekutimit të ish efektivit të Policisë Ajet Zeqaj në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, një ngjarje tepër e rëndë por që ende nuk është zbardhur, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit.

Lapsi.al vendosi të publikojë këto pamje, (të fiksuara një kamera e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, ku duket qartë momenti kur atentatori me pistoletë në dorë i afrohet viktimës dhe shkrep armën në drejtim të tij), pamje të cilat i kanë edhe policia e prokuroria, për të treguar se si një krim kaq i tmerrshëm ndodh në mes të qytetit dhe ende nuk ka një autor.

Siç duket edhe në pamje, të cilat i disponon policia e shtetit, autori është i veshur me xhinse, një xhaketë të zezë dhe mban një kapele të bardhë me strehë. Fytyra e tij është fiksuar në profil, por për policinë dhe prokurorinë nuk është e mjafueshme për të identifikuar se kush është autori, që dyshohet se mund të jetë një vrasës me pagesë.

Kamera e sigurisë, ka fiksuar edhe momentin kur atenatorit i blllokohet pistoleta dhe me të goditur, e zhbllokon atë për të vazhduar me qitjet në drejtim të trupit të Ajet Zeqajt, që gjeti vdekjen e menjëhershme. Në pamje, duket që atentatori edhe pasi rrëzohet viktima, vazhdon ta qëllojë nga afër për t’u siguruar që i mori jetën.

Por pavarësisht se kjo video është administruar si provë që nga dita e vrasjes, mbrëmjen e 16 marsit 2016, policia dhe prokuroria ende nuk kanë gjetur autorin e ekzekutimit. Vetëm pak metra nga trupi i vrarë, policia ka gjetur pistoletën me silenciator, të cilën autori gjatë ikjes e kishte hedhur poshtë një makine. Por pavarësisht gjetjes së saj nuk janë fiksuar gjurmë të gishtave.

Ish efektivi Zeqajt kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca, ku ka qëndruar disa muaj pas largimit nga policia e shtetit. Ai kishte lindur në Qesarat të Tepelenës dhe dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Elton Çiço, i vrarë edhe ky 2 muaj më pas, më 1 maj, në një lokal në Tiranë.

Ajet Zeqaj, që nga vitit 1996 deri në vitin 1999 ka qenë pjesë e Forcave Speciale në MInistrin e Mbrojtjes. Në vitin 1999 deri në vitin 2001 ka punuar si agjent i antikrimit dhe në vitin 2001 deri 2002 ka punuar pranë policisë rrugore, nga ku është larguar dhe nuk është kthyer më në polici. /Lapsi.al

Paraardhëse

Kush s’do zgjedhje më 18 qershor do destabilitetin e vendit

Pasardhëse

Andi Bejtja poston një foto me gruan dhe ish-gruan: Ky është konsensus

Pasardhëse

Andi Bejtja poston një foto me gruan dhe ish-gruan: Ky është konsensus

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.