• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Sulm terrorist në Paris, vritet një oficer (VIDEO)

21 April, 2017
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një oficer policie është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur rëndë nga dy persona të armatosur me kallashnikovë në bulevardin qëndror “Champs Elysees” të Parisit, rreth orës 21 të mbrëmjes së kësaj të enjteje.

Policia franceze ka njoftuar se incidenti me shumë mundësi mund të jetë një akt terrorist, ndërsa sheshi më i famshëm francez është rrethuar që prej orës 21 nga forca të shumta policie dhe automjete të ndihmës së shpejtë.

Oficerë të armatosur rëndë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që burime ende të pakonfirmuara thonë se një person i tretë, që dyshohet të jetë njëri nga agresorët, është plagosur dhe “neutralizuar”.

Policia ka njoftuar gjithashtu se “të paktën” dy persona u përfshinë në këtë sulm në zemër të kryeqytetit francez. Ndërkohë, televizioni “BFM TV” raporton se dy agresorët janë qëlluar, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i vdekur.

Ngjarje vjen në një moment kur kandidatët presidencialë të Francës dolën në një debat televiziv, shumë pranë vendngjarjes. Një dëshmitare tha për “BFM TV” se kishte dëgjuar të shtëna, pa trupin e një njeriu të shtrirë në tokë, ndërsa më pas zona u evakuua urgjentisht nga policia.

Franca ndodhet në gjendje emergjence, që prej sulmit të parë të kryer nga militantë ekstremistë islamikë, e që është pasuar me disa sulme të tjera.

Të shtënat, gjithashtu erdhën vetëm pak orë pasi rrugët më të ngarkuara me trafik në Paris u mbyllën përkohësisht nga policia, pasi u dha një alarm për një pako të dyshimtë, që u zbulua nga oficerët në “Rue de Rivoli”, në qendër të kryeqytetit.

Sulmet në Francë datojnë që prej janarit të vitit 2015 e më pas me vrasjet në ditën e Bastijës në Nicë, në vitin 2016.

https://www.facebook.com/RTnews/videos/10155462956539411/

Paraardhëse

Dhjetëra fëmijë shqiptarë rrugëve të Italisë, Fatos Lubonja: Ç’na tregoi djali i braktisur

Pasardhëse

Rama i përgjigjet Bashës: Luli, se ke dëgjuar mirë punën e Vettingut, ja çfarë thashë…

Pasardhëse

Rama i përgjigjet Bashës: Luli, se ke dëgjuar mirë punën e Vettingut, ja çfarë thashë...

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.