• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

E rrallë/ Qytetari habit gjykatën me kërkesën e tij: Nuk dua 6 muaj burg, dua 6 vite

20 April, 2017
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një qytetar i komunitetit rom, i cili u dënua për vjedhjen e energjisë, tregon se çdo ditë përballet me skamjen dhe varfërinë ekstreme.

Drama shtohet edhe më shumë kur ai tregon se si i ka bërë një kërkesë të pazakontë gjyqtarit në sallën e gjyqit kur ishte arrestuar, pasi rezultonte debitor i energjisë elektrike. Ndonëse ai ishte dënuar me 6 muaj burg, qytetari i kishte kërkuar gjykatësit që të ta dënonte me 6 vite.

Në një fjalim prekës, gjatë një takimi me temën “Vendimet e Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, a zbatohen nga Institucionet të cilat vendimi shprehet se diskriminojnë shtresat në nevojë ?”, kryefamiljari bëri një tablo të problemeve të tij ekonomike, ndërsa pohoi se pavarësisht faktit se trajtohej dikur me ndihmë ekonomike, sot nuk e përfiton atë, sipas Balkan Web.

‘Vajzën e kam të papunë, edhe pse ka mbaruar universitetin. Prej 20 vitesh jemi punëkërkues dhe nuk kemi. Nuk kishim as lekë të paguanim dritat. Të paktën mirë që kemi shtëpinë tonë. Arriti shteti që për mospagesën e faturave të energjisë elektrike për 7 vite, të sillte 7 punonjës policie me furgon në shtëpi dhe më thotë: ‘Do vish për një sqarim në polici’, nga aty në prokurori dhe më pas në gjykatë.

Prokurori dha vendimin për 6 muaj burg dhe për 18 muaj shlyerjen e detyrimeve. Në këtë kohë i them prokurorit: “Pse 6 muaj?” “Po sa?” -më tha. ‘6 vjet’ i thash. Se tre vakte i ke të paguar dhe një prej tyre me mish. Kam 10 vjet që se njoh mishin. As të viçit, as të lopës dhe as të derrit. Hymë me kokë kazanët e plehrave dhe do zihemi me qentë, se ça hanë ata, hamë dhe ne. Do zihemi me ta, se thonë: “Është shtëpia jonë këtu”. Unë rri pa drita në shtëpi. Sot e kësaj dite jam i papunë. Bashkëshortja punon prej një viti në një punë të zezë.

Dhe kur merrja ndihmë ekonomike, kam mbi 3 vite e gjysmë, kemi bërë dhe një protestë, atje na u tha: “Na sill një kopje të formularit të ndihmës ekonomike”. Më erdhën dhe për inspektim ministria në shtëpi dhe unë u thash ‘Do marr një kazëm tek komshiu, do i i thyej këto pllaka dhe do i vë në tenxhere, do me to do ju mbaj juve për drekë sot’. Dhe i bie që po të kesh dollap me pasqyrë s’të takon ndihma ekonomike.

Se kuptoj për ça votojmë ne? Mua më ikën fëmija nga shtëpia, e kam 27 vjeç dhe i them se ‘ku ishte? Ca hëngre? Dhe ai më përgjigjet: “Dëgjo, vetëm se e ke emrin babë, por do ta merrja atë karrige dhe do ta bëja thërrime thërrime pas koke”. Ca pres unë nga ai fëmijë nesër? Dhe ça pret shteti nga kjo shoqëri nesër? Duke e lënë nëpër kazanë plehrash, unë nuk e di. S’kam ça të them më”, përfundon fjalën e tij qytetari, i cili preku të gjithë të pranishmit në sallë.’

Paraardhëse

Bursa sudimesh dhe shkollë verore në Hollandë

Pasardhëse

Dosja Peza: Historia e një “shembulli” që duan ta shesin “për shembull”

Pasardhëse

Dosja Peza: Historia e një “shembulli” që duan ta shesin “për shembull”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.