• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Shifrat e FMN: Shqipëria, e 106-a në botë për të ardhurat për frymë, e fundit në Europë

19 April, 2017
në Ekonomi
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2016 ishin rreth 4200 dollarë për frymë, sipas statistikave të fundit të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Me këtë nivel, Shqipëria renditet e 106-a në botë, nga 190 shtete, për të cilat raportohen të dhënat e prodhimit të brendshëm nominal (të parregulluar me inflacionin) për frymë.

Shqipëria, jo vetëm që është në njëqindëshen e dytë, por ajo klasifikohet më negativisht në raport me shtetet e tjera të Europës, por edhe me rajonin dhe për më tepër nuk ka shënuar asnjë progres në dhjetë vitet e fundit.

Më mirë nga rajon paraqitet Sllovenia, me 21 mijë dollarë për frymë (vendi 38), Kroacia me 12 mijë dollarë (vendi 61), Rumania me 9,500 dollarë (vendi 67), Bullgaria 7,400 dollarë (vendi 79), Mali i Zi rreth 6,600 dollarë (84), Serbia rreth 5,400 USD (vendi 92), Maqedonia rreth 5,700 USD (93) dhe Bosnjë dhe Hercegovina me 4,300 USD, në vendin e 2015. Shqipëria vjen menjëherë pas Bosnjës (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Shqipëria nuk rezulton të ketë bërë asnjë përparim në dekadën e fundit, teksa të njëjtat të dhëna të FMN-së për vitin 2005 tregojnë se ne renditeshim edhe 11 vite më parë, po në pozicionin e 106, duke treguar që vendi ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës (rritjen më ritme të shpejta se vendet e zhvilluara në mënyrë që të kapim gradualisht mesataren e të ardhurave të BE-së). Ky proces fillimisht mendohej se do të kërkonte të paktën 30 vite, por teksa ne dukshëm kemi ngecur, do të duhet të presim shumë më tepër. Në vitin 2016, të ardhurat për frymë të Shqipërisë (4203 USD) ishin sa gjysma e mesatares së Europës Lindore (8836 USD) dhe 13% të atyre të Bashkimit Europian (32243 USD).

Edhe Serbia është përkeqësuar nga vendi i 90 në atë të 92. Bosnja gjithashtu ka zbritur në pozicionin e 105 (me tre vende).

Mali i Zi ka një përmirësim të lehtë, nga vendi i 87 në 2005 në atë të 84 në 2016. Edhe Maqedonia është ngjitur në vendin e 93, nga i 98 që kishte qenë 11 vjet më parë.

Interesante është që shtetet që kanë hyrë në Bashkimin Europian, si Kroacia dhe Sllovenia kanë parë një përkeqësim në renditje 10 vitet e fundit. Më e fortë rënia është për Kroacinë, nga vendi i 51 ka zbritur në atë të 61.

Bullgaria dhe Rumania kanë pasur përmirësim, ku më i dukshëm ka qenë për Rumaninë, me gati 10 pozicione.

Në botë kryeson Luksemburgu

Shteti me të ardhurat për frymë më të larta në botë është Luksemburgu, me 103 mijë dollarë  për frymë për vitin 2016 (këtu ndikon dhe numri i lartë i të huajve që punojnë në këtë vend), e ndjekur nga Zvicra me 79 mijë dollarë dhe Norvegjia me 70 mijë dollarë. Lista e 10 vendeve më të pasura vijon me Macao SAR, Irlanda, Katari, Islanda, Shtetet e Bashkuara, Danimarka, Singapori.

Ndërsa vendet më të varfra në botë janë Nigeria, Mozambiku, Madagaskar, Burundi, Sudani etj, ku të ardhurat për frymë luhateshin nga 200 deri në 400 dollarë për frymë për 2016-n./Monitor

Paraardhëse

Brenga Ballkanike: Politika, diplomacia dhe e drejta!!

Pasardhëse

Letra e plotë. Çfarë vendosi PS-LSI për koalicionin, kërkesa në KQZ

Pasardhëse

Letra e plotë. Çfarë vendosi PS-LSI për koalicionin, kërkesa në KQZ

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.