• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Rriten tensionet: Kina dhe Rusia, anije spiune për të ndjekur flotën amerikanë

18 April, 2017
në Botë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kina dhe Rusia kanë dërguar anije spiune për të ndjekur hap pas hapi  flotën amerikane që po shkon drejt ujërave të Koresë së Veriut.

Pekini ka kërkuar ndihmën e Moskës në shmangien e krizës mbi testet e përsëritura bërthamore Phenianit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar në gadishull, një flotë anijesh të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi “ Carl Vinson” si një sinjal për shtetin diktatorial dhe programin e tij bërthamor.

Koreja e Veriut ka sfiduar sanksionet e përsëritura ekonomike dhe presionin ndërkombëtar ndaj regjimit të tij bërthamor dhe kreu dy teste bërthamore në 2016-ën.

Lideri i saj suprem, Kim Jong-un, ka premtuar një “përgjigje të pamëshirshme” ndaj çdo provokimi të SHBA-së.

Nga ana tjeter,  ushtria japoneze do të kryejë stërvitje të përbashkëta ushtarake me SHBA-në pranë gadishullit Korean, ndërkohë që tensionet mes Koresë së Veriut dhe aleatëve të Amerikës, vazhdojnë të përshkallëzohen.

Një burim tha për “Reuters” se “Japonia do të dërgojë disa luftanije ndërkohë që aeroplanmbajtësi amerikan ‘Carl Vinson’ hyn në Detin e Kinës Lindore”.

Gjithashtu, një njësi ushtarake japoneze mund të kryejë ulje të disa avionëve në aeroplanmbajtësen amerikane e cila është zhvendosur në afërsi të gadishullit pas testeve raketore të  Kim Jong-un.

Besohet se stërvitjet e përbashkëta ushtarake mund  të kryhen si një shfaqje force ndaj regjimit diktatorial të Kim Jong-un.

Nga ana tjetër, Donald Trump, paralajmëroi se, është duke dërguar një armatë shumë të fuqishme në gadishullin Korean, pak pasi Koreja e Veriut  kërcënoi SHBA-në me pasoja katastrofike për shkak të mbëritjes së luftanijeve amerikane.

Në një intervistë me rrjetin televiziv “Fox News” javën e kaluar,  Presidenti amerikan paralajmëroi se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong un është “duke bërë gjënë e gabuar”, me kërcënimet bërthamore.

“Ne jemi të dërguar një armatë shumë të fuqishme – tha zoti Trump – Ne kemi nëndetëse… shumë të fuqishme… shumë më të fuqishëm se aeroplanmbajtëset “.

Paraardhëse

Në Lagunën e Vilunit gjendet një breshkë e rrallë, e ngordhur (VIDEO)

Pasardhëse

LGBT letër Bashës: Ju ftojmë të mbështesni kauzën tonë më 13 maj

Pasardhëse

LGBT letër Bashës: Ju ftojmë të mbështesni kauzën tonë më 13 maj

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.