• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Në Lagunën e Vilunit gjendet një breshkë e rrallë, e ngordhur (VIDEO)

18 April, 2017
në Aktualitet
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjendet një breshkë e ngordhur në Lagunën e Vilunit, në lindje të të plazhit të Velipojës. Breshka e llojit Chelonia mydas është gjetur nga inxhinieri i akuakulturës Besart Halilaj në bregun e detit, në fshatin Rrjoll.

Fshati Rrjoll bën pjesë në Njësinë Administrative Velipojë, Bashkia Shkodër, e njëkohësisht në Zonën e Mbrojtur të kategorisë V të IUCN Peisazh Ujor Tokësor i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë, me sipërfaqe 23.027 hektarë.

Duke folur për gazetën VIJA, Halilaj tha se breshka me peshë rreth 40 kg, është 90 cm e gjatë dhe 55 cm e gjerë, ndrësa gjatësia e zhguallit është 67 cm.  Mendoj se është e moshës mesatare, duke gjykuar nga përmasat dhe pesha, – tha ai. Sipas Halilajt, breshka ka rreth 10 ditë në breg dhe ka nisur të dekompozohet, ndërsa shkaqet e mundshme të ngordhjes janë: ngatërrimi në rrjetat e peshkatarëve ose përplasja me mjetet lundruese. Mirëpo peshkatarët e zonës nuk kanë dijeni për ekzistencën e breshkës së ngordhur në këta brigje.

Breshka e gjelbërt e detit (Chelonia mydas), njohur ndryshe edhe me emrat breshka e zezë e detit ose breshka e gjelbër e Paqësorit, është një zvarranik i madh uji i familjes Cheloniidae. Ajo jeton në thuejse të gjithë hapësirën detare të globit, sidomos në Atlantik dhe në Paqësor, por edhe në Oqeanin Indian. Karakteristikë e saj është zhgualli në formën e pikës së lotit, ndërsa trupin e kanë të shtypur. Pesha e një individi të rritur me gjatësi deri në 1.5 m shkon deri në 190 kg, ndërsa vetëm zhgualli mund të shkojë deri në 112 cm.

Dy janë kërcënimet kryesore të jetës së kësaj specieje: të qëllimshmet – gjuetia e paligjshme dhe marrja e vezëve; të paqëllimshme – përplasja nga mjetet e lundrimit dhe ngecja në rrjetat e peshkimit. Kërcënime jo më të vogla janë edhe ndotja kimike e cila u shkakton tumore vdekjeprurëse, si dhe shkatërrimi i habitateve.

Për këto arsye, sikurse shumica e llojeve detare, edhe breshka e gjelbërt e detit është regjistruar në listën e specieve të rrezikuara të IUCN.

Paraardhëse

Deputeti i LSI sulmon Ramën: Arrogant, po të mbajmë në këmbë

Pasardhëse

Rriten tensionet: Kina dhe Rusia, anije spiune për të ndjekur flotën amerikanë

Pasardhëse

Rriten tensionet: Kina dhe Rusia, anije spiune për të ndjekur flotën amerikanë

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.