• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Zbulohet negociatori i huaj që do ulë në tryezë Ramën, Bashën e Metën. Kushti i vetëm që ka

17 April, 2017
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas ngecjes së negociatave për t’u ulur në një tryezë me ndërmjetës Presidentin e Republikës, palët dje kanë aktivizuar të deleguarit e tyre për të negociuar një tjetër takim, por përveç tyre është gjetur edhe një negociator i huaj.

Dje Edi Rama ka mandatar si negociator deputetin e PS­-së, Taulant Balla, ndërsa Lulzim Basha ka caktuar Oerd Bylykbashin për të diskutuar rreth një takimi të mundshëm. Por burime të gazetës “Panorama” pranë palëve bënë të ditur se për tryezën politike është gjetur edhe negociatori i përshtatshëm. Bëhet fjalë për David McAllister, eurodeputet gjerman, i cili nga marsi mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

McAllister është anëtar i Partisë Demokristiane të Angela Merkel, pjesë e Partive Popullore Europiane. Pak ditë më parë ishte Majlinda Bregu, e cila gjatë një vizite në Bruksel pati një takim me të zgjedhurin e ri të Partive Popullore.

Mësohet se McAllister ka shprehur gatishmërinë për të bërë ndërmjetësin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste Shqiptare, por më parë palët duhet të bien dakord për modalitetet e tryezës.

Burimet e “Panorama” konfirmuan gatishmërinë e tij dhe kontaktet e McAllister, PD­-së, PS­-së dhe LSI-­së kanë filluar tashmë. I vetmi kusht i eurodeputetit është që palët të jenë paraprakisht dakord me atë çfarë do të diskutohet në tryezë. Pa këtë qartësi, McAllister nuk pritet të vijë në Tiranë. Mësohet se kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian është propozuar nga Ilir Meta edhe në takimin me Kryeministrin Rama.

Gjatë tryezës së djeshme u ra dakord që të kërkohet ndihma e Partive Popullore Europiane për të ndërmjetësuar me opozitën shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Paraardhëse

Pa patentë dhe i dehur, arrestohet në Lushnje 20-vjeçari

Pasardhëse

Si ti kuroni problemet me lëkurën (VIDEO)

Pasardhëse

Si ti kuroni problemet me lëkurën (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.