• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

“Nazifashistët” europianë dhe “diktatori” Erdogan

16 April, 2017
në Opinion
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan më herët ka thënë se, vota “PO” në referendumin e 16 prillit është përgjigja më e mirë ndaj asaj që, e cilësoi “Europë fashiste dhe mizore”. Qytetarët e Turqisë këtë të dielë, dolën në referendumin e shtatë që nga themelimi i republikës, dhe me shumicë votuan pakon e ndryshimeve kushtetuese, ku një nga pikat më të rëndësishme të pakos së ndryshimeve kushtetuese është, futja e sistemit presidencial, i cili përfshin reduktimin e numrit të ministrive. 18 nenet e kushtetutës, për të cilat dhanë pëlqimin edhe qytetarët nëpërmjet referendumit në të ardhmen presidenti do të jetë edhe shef i qeverisë. Posti i kryeministrit nuk do të ekzistojë më. Presidenti e ka dorën e lirë të emërojë ministra pa e dëgjuar parlamentin, të caktojë zëvendësit e tyre, të themelojë ministri sipas dëshirës dhe personalisht të vendosë mbi zgjedhjen e rektorëve të universiteteve. Ministrat nuk mund të shkarkohen me vendim për mosbesim nga ana e parlamentit, kundër tyre mund të zhvillohen vetëm hetime, por për fatin e tyre të mëtejshëm vendos presidenti. Sakaq, presidenti mund të jetë anëtar i një partie, gjë që deri më tani ka qenë e ndaluar. Ai po ashtu mund ta shpërndajë parlamentin në çdo kohë dhe të bllokojë projektligjet me veto. Ata, që sot kanë votuar kundër, e akuzojnë presidentin Erdogan, se, e ka degraduar demokracinë parlamentare dhe po e imiton gjithnjë e më shumë pushtetin mesjetar të sulltanëve. Dikur një pajtues ai gradualisht u shndërrua në ngatërrestar të rrezikshëm. Në vitet e para të qeverisjes së tij Erdogan konsiderohej si reformator. Por kur e pa se elektorati qëndronte me besnikëri pas tij, filloi të qeverisë me stil autoritar. Shtypi filloi të kontrollohej gjithnjë e më shumë. Televizioni  shtetëror u vu nën kontrollin personal të ish-kryeministrit, teksa një numër i konsiderueshëm opinionistësh humbën vendin e punës. Erdogani tashmë ka më shumë kopetenca t’a transformojë Turqinë në një vend të stilit të Putinit, me një udhëheqje konservatore islame. Gjithnjë e më shpesh gjatë këtij muaji, Erdogan ka artikuluar se, Turqia mund të shqyrtojë lidhjet e saj me Evropën, pas referendumit të 16 prillit. Turqia u zhyt në një krizë diplomatike me Europën, pasi Gjermania dhe Holanda ndaluan disa mitingje që kishin për qëllim forcimin  e mbështetjes për referendumin. Pas ndalimit të tyre Erdogan e quajti Holandën “mbeturinë naziste” dhe akuzoi Gjermaninë  për “veprime fashiste”. Presidenti  turk e ka krahasuar BE-në me atë të para Luftës së Dytë Botërore, kur mbizotëronte racizmi. “Ata kanë vite që grumbullojnë urrejtje për popullin tonë, për vendin tonë dhe për muslimanët anembanë botës”, ka qenë një pjesë e retorikës së ashpër të Erdoganit, ndaj Europës. Kur akuzoi Hollandën për vrasjen e 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, ai i quajti si viktima klientelën e përkushtuar myslimane, viktima të një kryqëzate të europianëve. Pas ndalimit të aktiviteteve elektorale të ministrave turq në Gjermani e Hollandë, Erdogani gjeti një mjet efektiv për të arritur qëllimin e tij të “diktaturës” presidenciale. Ai inskenoi veten dhe turqit si viktima. Gjatë viteve të fundit Turqia ka shënuar rritje të befasishme ekonomike. Shumë i’a atribuojnë këtë fakt meritës së Erdoganit. Pozicioni gjeografik mes dy kontinenteve, klima, historia dhe trashëgimia kulturore që disponon ky vend kanë favorizuar që të fuqizohet ekonomikisht. Fuqizimi i Turqisë duket se nuk është  pritur mirë nga disa vende europiane, përfshi këtu edhe Gjermaninë. Turqia ka një popullsi mbi 80 milion banorë të përafërt me atë të vendit më të fuqishëm në Europë dhe një nga më të fortët në botë. Puçi ushtarak i dështuar në Turqi provokoi një situatë krejt të re. Mjaft analistë hodhën hipotezat se ai ishte një inskenim që Erdogan e konkretizoi për të eliminuar kundërshtarët e tij. Nëse është kështu atëherë është pikërisht Presidenti turk që u ka lënë në dorë dopio gjashtën atyre që njihen si mbështetës të Gulen-it, që sipas Erdoganit tentuan ta rrënojnë ekonomikisht Turqinë. Reccep Tayyip Erdogan beson se marrëdhëniet me Washingtonin do të jenë më të mira gjatë presidencës së Trumpit dhe se dy aleatet e NATO-s do të arrinin konsensus më lehtë për problemet rajonale. Marrëdhëniet midis dy shteteve u përkeqësuan pas gushtit të dështuar ushtarak në Turqi. Erdogani ka fajësuar si organizator të grushtit të shtetit Fethullah Gulen-in, klerikun që jeton në Pensilvani që nga viti 1999 dhe kërkon ekstradimin e tij. Ankaraja është zemëruar me SHBA-në edhe për ndihmën qe kjo e fundit i ka dhënë një grupi kurd për luftën ndaj ISIS. Ende është shpejt për të besuar se SHBA, me Trump në krye do të jetë ndryshe, apo do të jetë si ajo gjatë presidencës Obama./Nga Azem Parllaku

Paraardhëse

Krerët e lartë të shtetit urojnë festën e Pashkëve

Pasardhëse

Reagimi pas ndeshjes / Starova “shfryn” ndaj gjykimit

Pasardhëse

Reagimi pas ndeshjes / Starova “shfryn” ndaj gjykimit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.