• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Krerët e lartë të shtetit urojnë festën e Pashkëve

16 April, 2017
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Krerë të Lartë të Shtetit dhe politikanë kanë uruar të dielën besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.

Nishani:  T’i vërtetojmë botës se vlerat e vyera të kombit tonë janë të palëkundura

Presidenti Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi publik u uroi Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë, kudo që ndodhen.

“Në këtë ditë të shenjtë, të Pashkëve kur të gjithë besimtarët e krishterë urojnë njëri-tjetrin dhe kur besimi i tyre i palëkundur te Biri i Perëndisë ripërtëritet e shumëfishohet, kam privilegjin e kënaqësinë që në cilësinë e Kreut të Shtetit t’ju uroj të gjithëve nga zemra: Gëzuar dhe përshumëvjet! Sa më shumë, mbarësi, paqe dhe begati e lumturi për ju dhe në gjirin e familjeve tuaja! Dëshiroj gjithashtu që në këtë ditë të bekuar të gjithë së bashku të rigjejmë brenda vetes virtytet më të sinqerta jo vetëm te besimi në Zot, por edhe te shoqi-shoqi, si vëllezër e motra, si bij e bija të denja shqiptarësh, që ngahera kanë aftësitë, forcën dhe kurajën për të jetuar e punuar në harmoni e mirëkuptim për begatinë dhe të ardhmen e lumtur të vendit e të popullit tonë, sidomos atë të brezave të rinj e atyre që do të vijnë më pas”, shkruhet në mesazhin e Presidentit Nishani.

Festa e mrekullueshme dhe frymëzuese e Pashkëve, sipas Presidentit, është dita e ripërtëritjes së besimit e shpresës për një të nesërme më të mirë, na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e veta, duke u përpjekur pareshtur që krahas harmonisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore e proverbiale shqiptare, t’i vërtetojmë botës dhe sidomos familjes evropiane, se vlerat e vyera të kombit tonë të lashtë janë të palëkundura e të pashtershme.

Apeli i Metës për politikën: Dialog për një të nesërme më të mirë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta uron besimtaret per festen e Pashkeve Foto Agim Dobi (4)Kryetari i Kuvendit Ilir Meta uroi besimtarët e krishterë për festën e pashkëve nga katedralja Orthodokse. Ai tha se dialogu është rruga më e mirë.

Meta bëri thirrje për bashkëpunim dhe për të dialoguar në mënyrë që ngërçi politik të zgjidhet. “Shpresojmë që këto Pashkë të na ndihmojnë dhe të kemi një të nesërme më të mirë. Kjo festë nisi dje me një mesazh të Papa Franceskut për të ripërtërirë dialogun, për të rritur kapacitetet, për të dialoguar sepse dialogu bashkëpunimi janë themelet e një shpresë për një të nesërme më të mirë. Shpresojmë që këto Pashkë të na ndihmojnë për këtë gjë që të kemi një të nesërme më të mirë”, vijoi Kreu i Kuvendit.

1Rama: Ditë e shënuar për të krishterët, festa e të gjithëve

Ndërsa kryeministri Edi Rama zgjodhi për të uruar besimtarët e Krishterë, një imazh të restauruar të ikonës së famshme Burimi Jetëdhënës, në vitin 2013 dhe sot.

“Kjo vepër e mrekullueshme, është tanimë pjesë e pavionit të ri të Muzeut Onufri bashkë me shumë ikona të tjera të shpëtuara e të nxjerra në dritë, me forcën e dashurisë për këtë vend, të respektit për vlerat tona historike e kulturore, të pasionit politik për ta rilindur Shqipërinë. Shumë është bërë për trashëgiminë dhe thesaret tona historike e kulturore. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot në rrugën për Shqipërinë që duam me shtet, punë dhe mirëqenie“, shkruan Rama në Facebook.

“Sot janë Pashkët, është një ditë e shënuar për të krishterët dhe e mira e madhe e këtij vendi, është se festat e njëri – tjetrit, janë festa të të gjithëve”, tha Rama, duke uruar qetësi e gëzim në familjet shqiptare.

Basha: Shpresë dhe besim për të nesërmen që po vjen

Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, përmes një komunikimi për mediat ” i uroi shqiptarët kudo ku ndodhen për festën e Pashkëve. “Besimtarëve të krishterë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku ndodhen, me paqe në zemrat dhe shtëpitë e tyre, me shpresë dhe besim për të nesërmen që po vjen!”, tha Basha.

Kryebashkiaku Veliaj: Politika të marri shembull nga feja dhe të dhurojë më pak konflikte

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, i shoqëruar nga gruaja e tij, nga katedralja Orthodokse, u shpreh se Pashkët janë një moment i rëndësishëm për të kuptuar sa shumë dashuri duhet të falim. Sipas Veliajt, mësimi që japin njerëzit e fesë duhet të vlejë dhe për politikanët. ” Kjo ditë duhet të na ftojë në bashkim dhe ne politikanëve. Mulsiman e Krishterë përqafohen në shenjë dashurie e mirëkuptimi, ndërsa ne politikanët për shkak dhe të ambicies dhe pse nga i njëjti vend krijojmë ndasi. Le ti lëmë pas konfliktet dhe bashkohemi me interesin e kombi tonë”, tha Veliaj ndër të tjera.

Edhe Avokati i Popullit Igli Totozani uroi të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët. “Zoti vdiq e u ringjall për ne, për të na dhuruar me sakrificën e tij sublime jetën e përjetshme. Ai u vetësakrifikua për faljen e mëkateve tona. Zoti ndriçoftë arsyen e udhëheqësve tanë, për të gjetur rrugën drejt paqes dhe besimit mes tyre, në të mirë të vendit e njerëzve tanë”, shkruan ai.

Paraardhëse

Dialogu i pamundur me Ramën

Pasardhëse

“Nazifashistët” europianë dhe “diktatori” Erdogan

Pasardhëse

“Nazifashistët” europianë dhe “diktatori” Erdogan

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.