• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tërmetet në Shqipëri, ja harta e qyteteve të rrezikuara

15 April, 2017
në Aktualitet
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Instituti i Gjeoshkencave ka tashmë edhe një hartë për zonat me më shumë rrisk për tu prekur nga tërmetet ndër të cilat listohet Shkodra Elbasani dhe Fieri, ndërsa sipas shefit të Departamentit të Sizmiologjisë tërmeti i një javë me parë është shënuar në një zonë jashtë kësaj liste.

Peshkopia, Pogradeci, Shkodra, Fieri e Elbasani janë ndër qytetet që kanë aktivitet sizmiologjik më të lartë në vendin tonë. Drejtori i Departamentit të Sizmiologjisë pranë Institutit të Gjeoshkencave, Rexhep Koçi, duke ju referuar një studimi të Institutit të Sizmiologjisë shton se Shqipëria si vend me aktivitet të lartë sizmiologjik preket çdo ditë nga tërmete, por jo të gjithë janë aq të fortë sa të ndjehen nga njerëzit.

Koçi: Aktiviteti sizmik më i dendur është vërejtur në disa zona të cilat dy janë më të mëdhaja, që shtrihet njëri nga pjesa veriore e Shqipërisë duke ndjekur të gjithë krahun perëndimor deri në jug që ne e quajmë brezi adriatiko-jonian dhe brezi tjetër lindor Peshkopi, Pogradec, Korçë. Por edhe një brez tjetër që ne e quajmë brezi i tërthorë që zë fill nga Vlora, Fieri, Elbasani, në Peshkopi dhe jashtë territorit tonë.

Sipas Koçit, njerëzit mund të ndjejnë vetëm tërmetet që janë mbi 3 ballë të shkallës Rihter.

Koçi: Shpesh herë territori i Shqipërisë goditet nga tërmete që shpesh njerëzit nuk arrijnë ti përceptojnë, janë tërmete me magnitutë nën 3 që është vështirë ti perceptojnë.

Tërmeti i fundit i shkallës 5.2 Rihter që goditi një javë më parë vendin sipas të dhënave nuk ishte shënuar në një nga zonat e cilësuara me rrezik.

Koçi: Ky tërmet i fundit ra në një zonë që nuk është e shquar për ndonjë aktivitet të lartë sizmik por nuk është e thënë që në ato zona që ne nuk kemi diktuar ndonjë tërmet të dallueshëm deri tani nuk preken nga tërmetet. Sipas të gjitha studimeve, tërmetet nuk mund të parashikohen por vetëm të regjistrohen kur ndodhin dhe të gjenden të dhënat e sakta të tyre.

Paraardhëse

Lehtësohet kredia për individët, shtrëngohet për biznesin

Pasardhëse

Përplaset me makinë këngëtarja shqiptare (FOTO)

Pasardhëse

Përplaset me makinë këngëtarja shqiptare (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.