• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Shuplakat e ndërkombëtarëve për Bashën dhe një “ofertë” për të “djegur” PD-në në zgjedhjet e 18 qershorit

12 April, 2017
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tashmë nuk përbën më lajm, që ndërkombëtarët janë kundër Lulzim Bashës dhe qendrimeve të tij për bojkotin e parlamentit, krijimin e një qeverie teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve.

Eduard Kukan, europarlamentar i djathtë, mbështetës i Partisë Demokratike dhe një zë autoritar në Parlamentin Europian për Shqipërinë e rajonin, deklaroi dje:

 “Bojkoti i zgjedhjeve nuk është në të mirë të askujt. Ne u themi partnerëve tanë në Shqipëri se e vetmja mënyrë për t’ia dalë politikisht, është pjesëmarrja në zgjedhje, marrëveshja politike e të gjithë aktorëve të rëndësishëm që ulen për t’u marrë vesh se si të organizojnë zgjedhje të besueshme, të lira e të ndershme.

Unë vetëm mund të përsëris se prej ca kohësh jepen mesazhe të njëjta, pavarësisht se kush i dërgon ato, përfshirë edhe përfaqësuesit politikë në nivelin më të lartë: Bojkoti nuk është rrugë dhe as moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve nuk është rrugë. Ne gjithmonë u themi atyre (PD) se është e domosdoshme që ju të merrni pjesë dhe të dëshmoni se jeni të fortë politikisht në zgjedhje, në varësi të njerëzve që do të votojnë për ju.

…

Ne kemi rregulla të qarta për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye, OSBE po dërgon vëzhguesit e saj e kjo do jetë e qartë.

…

Shpresoj se njerëzit nuk do të keqpërdoren politikisht, për ndonjë lloj manipulimi nga politikanët. Kjo është me rëndësi dhe nënkuptoj për shembull zgjedhjet lokale në Kavajë, më 7 Maj…”

Ndërkohë, Knut Fleckenstein deklaroi se kërkesat e PD-së nuk mbështeten nga asnjë europarlamentar, pasi janë absurde.

Ndërkohë, Vangjel Dule thotë se ndërkombëtarët iu kanë bërë ofertë partive opozitare që të braktisin PD-në dhe të futen në zgjedhje më 18 qershor.

“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumenteve të njohura nga ana e partive të opozitës.

Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht.

Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova.

Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishte një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër.

Nëse do të isha “tetë a tetë” me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan.

Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”, u shpreh Dule gjatë një bashkëbisedimi në Universitetin Europian të Tiranës.

Paraardhëse

Zaimina ‘çmend’ turqit, del me të brendëshme në mes Stambollit

Pasardhëse

Ironia e Ramës me Bashën: “Tifozët e Barcelonës të futen te çadra, derisa të përsëritet ndeshja”

Pasardhëse

Ironia e Ramës me Bashën: “Tifozët e Barcelonës të futen te çadra, derisa të përsëritet ndeshja”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.