• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Ilir Meta, kryeministër i PD

10 April, 2017
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Paralajmërimi se LSI do të tërheq ministrat nga qeveria, është një nga aktet e rëndësishme politike, që mund të çojnë në qartësimin e palëve në këtë krizë. Ky akt do ti jap fund paqartësisë që egziston se kush janë palë në këtë krizë dhe kush do jenë palë në betejën e ardhëshme elektorale. Tërheqja e ministrave nga qeveria dhe ndoshta dhe votbesimi ose mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, do të krijojnë dy palë të reja në skenën politike shqiptare, PS me disa aleatë të saj, ndoshta dhe PDIU dhe Partinë Demokratike, LSI dhe aleatë të tjerë të vjetër të PD. Ky konfigurim i ri politik para zgjedhjeve, është balancimi maksimal i skenës politike dhe jep premisa të kemi zgjedhje të shëndetëshme dhe garë reale.

Ky konfigurim i ri nga ana tjetër, do të prodhoj disa efekte politike të rëndëishme dhe brenda PD.

Problemi kryesorë natyrisht është mandatimi i kryeministrit të koaliconit, i cili në kushtet kur PD po detyrohet të bëj këtë koalicon, mbetet të jetë prioritet për Ilir Metën. Partia Demokratike duhet t’ia ofroj zotit Meta këtë post, pasi kjo është dhe arsyeja përse ai po bashkohet me ta. Nëse Edi Rama do tia kishte ofruar Ilir Metës postin e kryeministrit, siç e kanë kërkuar publikisht ministrat e tij, dhe njerëzit më të afërt, ndoshta kriza nuk do të ishte në këto përmasa dhe çadra nuk do ishte ngritur. Ilir Meta po ashtu nuk është i gatshëm të pranoj Edi Ramën për kryeministër. Dhe në këtë betejë, PD është e detyruar ti ofroj atij këtë post, me qëllim që të garantoj koalicionin e shpresës kundër Ramës.

Edhe pse e di që kjo mund të ngjall shumë probleme brenda Partisë Demokratike, ato janë më të vogla se sa efekti që do ketë ky akt, në tkurrjen e pushtetit të Sali Berishës brenda Partisë Demokratike. Atë që nuk e bëri dot Basha kundër Berishës, për katër vjet, dhe vazhdimi i sundimit të PD përmes hijes shposh herë të çmendur të Berishës, me këtë zhvillim, merr fund. Berisha izolohet në shtëpinë e tij, dhe Partia Demokratike nuk është më nën tekat e familjes së tij. Ky është ndoshat dhe zhvillimi më pozitiv që mund ti ndodh Partisë Demokratike nga ky koalicion.

Ilir Meta nuk shkon këtë javë te Partia Demokratike siç ka shkuar në vitin 2009, nën presionin e votës së Dritan Priftit dhe padurimit për të mos qëndruar në opozitë. Ilir Meta po thirret të shkoj tek Partia Demokratike si çlirimtar, si shpëtimtar, si udhëheqës, si garantues i zgjedhjeve dhe si aleat që po sakrifikon pushtetin që ka. Dhe ai ka nevojë të trajtohet si i tillë dhe në vazhdim.

Në një fushatë elektorale entuziaste që mund të prodhoj ky bashkim, shumë njerëz të lëkundur tek PD dhe që kanë humbur shpresat tek lidershipi i Lulzim Bashës, do të gjejnë ngushëllim tek LSI dhe votat nuk do ikin në drejtim të bllokut të qeverisë. Kjo do të rris edhe më shumë potencialin politik të LSI dhe do ta balancoj me atë të PD duke u kthyer në dy parti thuajse të barabarta, që do të qeverisin si dy fraksione të një krahu politik.

Për të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë të majtën dhe të djathtën tek PD, PS, LS etj, gabojnë. Edhe në shumë vende të tjera në botë, sot betejat nuk janë më mes të majtës dhe të djathtës, por rreth orientimeve shoqërore, kulturologjike, fetare dhe pse jo gjeopolitike të partive. Ka rreshtime mes partive që mbrojnë shoqërinë e hapur dhe nacionalistëve të mbyllur, ka rreshtime mes globalistëve dhe antiglobalistëve, ka rreshtime mes autoritarizimit dhe liberalizimit, ka rreshtime mes partive sekulariste dhe atyre me orientim fetar, ka rreshtime mes populizimit dhe establishmenteve demokratike, siç ndodh në Evropë. E tillë do të jetë në të ardhmen dhe skena politike në Shqipëri. Ajo është e dizajnuar sot, si një rreshtim mes partive që kërkojnë reformën nëdrejtësi dhe atyre që kërkojnë bllokimin e saj, dhe mes partive pro perëndimore dhe atyre që adhurojnë autorkacinë e rendit të ri ri tip “Gruevski”, sic është PD e LSI.

Sido që të jetë ky rreshtim sot është real, i vërtet dhe përfaqësues për spektrin politik shqiptar. Është konkurues dhe i vërtet në atë që përfaqëson PD, LSI dhe aleatët e tyre.

PD do të paguaj taksën e këtij revolucioni të thellë brenda saj, duke nxjerr në pension Sali Berishën dhe natyrisht duke dhuruar elektorat nga i veti, për krushqit pa nuse që ka thirr në këtë dasëm.Por mbi të gjitha duhet të oërgatis partinë të jetë kombatibël me këtë koalicion të ri, dke shmangur ata që kanë përqeshur LSI këto vite dhe kanë krijuar një imazh negativ për të në publik. Këtë gjë e ka paralajmëruar disa herë dhe gazeta e Partisë Demokratike. PD, duhet të bëhet gati të funksionoj në këtë aleancë afatgjatë në të cilën, nuk kanë vend ata që kanë ëndërruar, se PD do rikthehet një ditë në pushtet e vetme. LSI është një shans për të gjithë demokratët, dhe tani është koha ta kuptojnë si të tillë. TemA.

Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: LSI, si një shans për gjithë demokratët!

Paraardhëse

Basha falenderon publikisht Metën për mbështetjen ndaj PD

Pasardhëse

Intervista/ Rama tregon prapaskenat me Bashën: E thirra për dialog, më tha jam në gjumë

Pasardhëse

Intervista/ Rama tregon prapaskenat me Bashën: E thirra për dialog, më tha jam në gjumë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.