• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Skenari / LSI tërheq nesër ministrat nga qeveria

10 April, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka marrë terren këto orë një lajm se Lëvizja Socialiste për Integrim do të tërheqë nesër ministrat e saj nga qeveria, me një lëvizje e cila nëse rezulton e vërtetë, do t’i jepte një goditje të fortë koalicionit katërvjeçar me Partinë Socialiste. Thuhet se tashmë Meta është bërë gati që ofertën e hershme për të tërhequr ministrat e tij, si “shans për paqe me opozitën”, ta kthejë në veprim konkret të njënashëm.

Ashtu si Lulzim Basha, edhe Ilir Meta e ka kushtëzuar hyrjen e LSI në zgjedhje me pjesëmarrjen në to të opozitës, duke shpërfillur thirrjet e përsëritura të komunitetit ndërkombëtar për mbajtjen e rregullt të zgjedhjeve në 18 qershor. Meta ka thirrur për nesër një seancë jashtë rradhe të Kuvendit, për votimin e Vetingut.

Kjo lëvizje ndodh në mesin e një kaosi politik të skajshëm, kur afatet për regjistrimin e partive në zgjedhje po skadojnë dhe kur po vihet në rrezik serioz zgjedhja e kreut të ri të shtetit dhe mbajtja e procesit të votimit në 18 qershor.  Në daljen e fundit, të dielën, Ilir Meta dha mesazhin e baraslargimit nga dy partitë e mëdha, megjithëse vijon të jetë pjesë e qeverisjes së majtë.  Një rol i ngjashëm ky me sjelljen e kësaj force politike katër vjet më parë, kur bashkoi forcat me opozitën, ndërkohë që bëhej gati të ikte nga qeveria Berisha.

Ikja eventuale e Metës nga qeveria do të ngrejë pikëpyetje mbi balancat e numrave në Parlament, ku qeveria Rama duket në vështirësi për të mbajtur shumicën. Duhet parë gjithashtu edhe qëndrimi i PDIU ndaj kësaj situate, një parti e cila ka provuar se është mjaft e paqëndrueshme në momente krizash të ngjashme. /JavaNews

Paraardhëse

Sherr te Ligjet/ PS sulmon Ministrinë e LSI: Ç’është kjo 35 milionë USD për 4 km rrugë?

Pasardhëse

Basha: Kemi 5 ditë që presim negociatorët e PS

Pasardhëse

Basha: Kemi 5 ditë që presim negociatorët e PS

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.