• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

“Zien” koalicioni. LSI: Shpërndani mentalitet të vjetër. PS: Qeveria e besimit, ide sureale

8 April, 2017
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përplasja mes dy forcave kryesore të koalicionit qeverisës PS-LSI duket se po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, teksa në lojë janë future të gjithë eksponentët e të dyja palëve.

Kësaj here, përplasjeve në distancë i është bashkuar deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e cila ka sulmuar hapur sekretaren për Rininë në PS-së, njëherësh dhe zëdhënësja e Kryesisë në selinë rozë, Elisa Spiropalin. Mehmetaj theksoi se PS po shpërndan mentalitet të vjetër e për të marrë vëmendje të pamerituar. Ndërsa Spiropali shkruan: “Asgjë nuk ka ndodhur Kejdi, thjesht aleatët tuaj të dikurshëm janë në krizë të thellë. Po kjo nuk është as hata e as çudi, sepse opozita nuk është monopol i askujt dhe zgjedhjet nuk janë detyrim paraqitje për askënd.  Asgjë nuk do të ndodhë po ashtu, me apo pa Partine Demokratike në zgjedhje”.

MESAZHI I MEHMETAJT
Mendim…
“Nuk e kuptoj çfarë e shqetëson kaq shumë Elisa Spiropalin me besimin. Falë besimit dhe përgjegjshmërisë do të mund ti vijë radha edhe Elisës këto zgjedhje. Falë besimit që ne propozojmë dhe dekriminalizimit do dalin nga skena politike ca të tjerë të partisë së saj që nuk i hapnin rrugë.
Megjithatë Elisa, edhe në qoftë se të komplekson besa jonë, dëgjo thirrjen e atyre qindra FRESSHI-stëve në Apolloni që me gjithë çiltërsinë e moshës ju thanë se janë lodhur nga kjo kokëfortësi dhe ky negativitet që shpërndani kot dhe se e duan qeverinë e besim më shumë se kushdo tjetër.”
Ps. Të rinjtë e FRESSH-it do të ishin shumë më të suksesshëm nëse do të përfaqësoheshin nga bashkë moshatarë të tyre. Mos vazhdoni më të përdorni skenat e tyre, hapësirat e tyre, për të shpërndarë mentalitet të vjetër e për të marrë vëmendje të pamerituar.

Postimi i plotë i Spiropalit në Facebook:

“Kejdi, nuk dua të debatoj me ty se kam qenë në moshën tënde kur kujtoja se i dija të gjitha. Po meqë më kishe përmendur freshistat në Apolloni, po të shkruaj thjesht që t’i ta dallosh shprehjen e humorit nga shprehja e besimit! Të rinjtë e Fressh, dhe jo vetëm, në Apolloni e në gjithë Shqipërinë, janë në këtë betejë sepse besojnë tek Edi Rama dhe Partia Socialiste. Duart e tyre të ngritura nuk ishin nje aprovim për propozimin surrealist të qeverisë së besimit pa besimtarë, po për të shprehur besimin tek qeveria e sotme e Edi Ramës, ku çuditërisht megjithëse jeni edhe ju pjesë e suksesit, po bëhen javë që flisni sikur u jane mbytur gjemitë!

Asgjë nuk ka ndodhur Kejdi, thjesht aleatët tuaj të dikurshëm janë në krizë të thellë. Po kjo nuk është as hata e as çudi, sepse opozita nuk është monopol i askujt dhe zgjedhjet nuk janë detyrim paraqitje për askënd.  Asgjë nuk do të ndodhë po ashtu, me apo pa Partine Demokratike në zgjedhje. Zgjedhjet do të bëhen, shqiptarët do të votojnë, Shqipëria do të vazhdojë të qeveriset (uroj) nga aleanca jonë. Por askush nuk duhet të shpresojë dhe të ushqehet me shpresen se në 18 qershor nuk do të vendose populli po çadra e frikës nga drejtësia.

Nuk e kemi shpikur ne demokracinë dhe nuk jemi të thirrur ta rishpikim. Na duhet veç të respektojmë rregullat e saj jo tekat e atyre që nuk duan rregull po rrëmujë. Me të mira”, shkruan Spiropali.

Paraardhëse

Agron Duka: Shqipëria nuk ktheht mbrapa

Pasardhëse

12 tonë drogë. S’ka më Përmet të Trëndafilave. Tani quhet Qyteti i Hashashit

Pasardhëse

12 tonë drogë. S’ka më Përmet të Trëndafilave. Tani quhet Qyteti i Hashashit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.