• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Kriza politike në Maqedoni bllokon funksionimin e komunave

8 April, 2017
në Rajon
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarët e Komunave në Maqedoni thonë se moszgjidhja e krizës politike dhe zvarritja ekonsolidimit të Kuvendit, po bllokon punën e institucioneve komunale, sepse kjo pamundëson shpalljen e zgjedhjeve lokale, të cilat ishin paraparë të mbahen në maj të këtij viti.

 “Shtyrja e zgjedhjeve lokale që në bazë të ligjit duhej të mbaheshin në maj të këtij viti, krijon vakuumin kushtetues dhe ligjor, që kryetarët e komunave të vazhdojnë mandatin me legjitimitet të plotë në bazë të Ligjit për pushtetin lokal. Kryetarët e komunave në momentin që u skadon mandati, nuk kanë bazë kushtetuese për të nënshkruar çfarëdo lloj vendimi që është prodhim i pushtetit lokal, kjo vlen për të gjitha sferat”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Tahir Hani, ish-ministër i Pushtetit Lokal.

 Kryetarët e komunave thonë se ballafaqohen me një situatë tejet të vështirë pasi nuk mund të realizojnë një pjesë të madhe të shërbimeve ndaj qytetarëve, për shkak të kufizimit të kompetencave.

 Zoran Damjanovski, kryetar i Komunës së Kumanovës, për Radion Evropa e Lirë thotë se komunat do të bllokohen tërësisht nëse së shpejti nuk arrihet një zgjidhje për krizën politike, zhbllokimin e Parlamentit me këtë dhe zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila do të duhet t’i organizojë zgjedhjet lokale në një afat sa më të shkurtër kohor.

 “Ne, si komuna, do të bllokohemi tërësisht nëse nuk arrihet një zgjidhje për të dalë nga kriza vendi, përkatësisht konsolidimi i Parlamentit si institucion ligjvënës ku do të duhet tëkalojnë ndryshimet rreth Ligjit për pushtetin lokal me atë që do t’u vazhdohetmandati i kryetarëve të këshillave të komunave derisa të krijohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve”.

 “Madje, komunat që nuk drejtohen nga kuadri i partive politike në pushtet,veçanërisht nëse s’janë ngaVMRO DPMNE-ja ato komunanë vazhdimësi përballenme presion nga pushteti qendror, inspektorati financiar, drejtoria e të ardhurave publike si dhe Ministria e Punëve të Brendshme”, thotë Damjanovski.

 Ndërkaq, ish-kryearti i komunës së Studeniçanit të Shkupit, Alaudin Zeqiri, aktualisht ligjërues në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tetovës, për Radion Evropa e Lirë sqaron se do të goditet veçanërisht sektori i biznesit, sepse komunat në këtë situatë janë të detyruara t’i bllokojnëtë gjitha projektet e planifikuara.

 “Komunat në përgjithësi, në tërësi nuk do të mund t’i përpilojnë projektet, të cilat i kanë filluar ose ato qëjanë me karakter sezonal, sepse gjatë stinës së pranverës dhe atë të verës zakonisht realizohen më shumë projekte, por këto tani janë bllokuar deri në momentin e mbajtjes së zgjedhjeve”.

 “Kështu që, komponentët zhvillimorë janë të ndërlidhura drejtpërsëdrejti me dispozitat juridike dhe pritet që brenda këtij viti të ketë një ngërç apo bllokim të tërësishëm të projekteve infrastrukturore që do të paraqesë një goditje për sektorin e ndërtimtarisë, por edhe të biznesit në përgjithësi”, thotë Zeqiri.

 Ndryshe, në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, komunat në Maqedoni paraqesin hallkën më të ngushtë mes pushtetitdheqytetarëve, në këtë drejtim ekspertët thonë se mosfunksionalizimi i komunave do ta shtojë krizën në vend dhe kjo në formë direkte do tëpamundësojë shërbimin ndaj qytetarëve në më shumë dimensione.-REL

Paraardhëse

Edi Rama: Pse çfarë është qeveria, hotel Rozafa?

Pasardhëse

Gjiknuri: Qeveria zgjidhet nga populli, dhe largohet me votat e popullit

Pasardhëse

Gjiknuri: Qeveria zgjidhet nga populli, dhe largohet me votat e popullit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.