• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Mocion kundër Qeverisë Rama? Jo, nuk duhet!

7 April, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

 Nga Blendi Fevziu

Në entusiazmin e ngjarjeve të fundit politike, shumë prej kritikëve mediatikë të Ramës kanë nisur kalkulimin e votave në Parlament për një rrëzim të tij në sallë. Logjika e shumë prej atyre që analizojnë zhvillimet politike, është se nëse Rama nuk pranon Qeverinë Teknike; nëse ai refuzon të negociojë datën e zgjedhjeve; nëse ai mbetet thuajse i vetëm, nuk ka përse vendi të hyjë në një spirale të panjohur përplasjeje që mund të sjellë destabilitet. Po sipas analistëve, nëse PD, LSI, PDIU, Libra dhe faktorë të tjerë politike binden që për vendin është më mirë një qeveri teknike që mund të shfryjë tensionet dhe mund të përgatisë zgjedhjet, atëherë ata mund të bashkojnë votat dhe me një mocion mosbesimi mund të shkarkojnë Ramën dhe të emërojnë një Kryeministër të ri, normalisht teknik. Pra i pranuar nga të gjithë. Më sfidanti në këtë drejtim ka qenë Blushi, që ka deklaruar se dy votat e Librës në parlament janë në dispozicion për të rrëzuar Ramën nga Kryeministër.

Nëse do kishte një gabim dhe gafë të rëndë politike në këtë moment do të ishte vetëm kjo. PD dhe pas saj edhe LSI dhe PDIU bashkohen në një pikë: që vendi ka nevojë për një garanci për zgjedhjet dhe zhvillimin e tyre normal, në formatin “të lira dhe të ndershme”. PD ka deklaruar se për të shmangur kërcënimin që vjen nga krimi i organizuar dhe paratë e narkotrafikut, kërkon vetëm një kusht që sipas saj është garanci: qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike. Pra, PD, LSI, PDIU kanë deklaruar deri tani se ata kërkojnë një qeveri teknike apo besimi, por të gjithë bashkë janë të qartë që kjo qeveri duhet të ndërtohet bashkë me PS dhe me mbështetjen e saj. Pra, qeveria e re, duhet të jetë produkt i negociatave dhe dakordësimit të gjithë forcave politike, PS, PD, LSI, PDIU, Libra etj dhe jo produkt i një mocioni mosbesimi që do të grupojë në parlament një pjesë të politikës kundër pjesës tjetër. Pra, nëse kompromisi për një qeveri teknike mungon, mocioni në parlament do shihej si një tentativë për të marrë zgjedhjet në tavolinë dhe si lëvizje thjeshtë kundër Ramës si kryeministër. Por asnjë nga forcat politike së paku publikisht nuk ka këtë synim dhe të gjithë bashkë kanë deklaruar se zgjedhjet me standarde arrihen vetëm atëherë kur të gjithë bashkë të jenë dakordësuar. Mocionet dhe kombinimet e numrave në parlament mund ose mund të mos japin produkt, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Ato nuk e zgjidhin krizën dhe nuk garantojnë atë që për momentin e kërkojnë të gjithë: Zgjedhjet e garantuara dhe një qeveri e mbështetur nga të gjithë. Një Qeveri ku Rama të jetë palë, dhe jo i përzënë nga palët.

Pikërisht për këtë arsye, një mocion kundër qeverisë, është zgjidhja më e keqe për zgjedhjet! Opinion.al

Paraardhëse

Partia Demokratike paguan 75 000 $ një kompani lobimi për zgjedhjet e 18 Qershorit

Pasardhëse

Partizani-Luftëtari, të kuqtë synojnë fitoren për të vijuar rrugën drejt titullit

Pasardhëse

Partizani-Luftëtari, të kuqtë synojnë fitoren për të vijuar rrugën drejt titullit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.