• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama, Basha OK për takimin. PD, rezerva për axhendën

6 April, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë rënë dakord në parim të takohen me njëri-tjetrin në një tryezë dialogu për të cilën po punon prej disa ditësh ambasadori amerikan Donald Lu.

“Top Channel” mësoi si i pari që ka dhënë dakordësinë ka qenë kryeministri Rama, i cili e ka shprehur që të martën dakordësinë për t’u ulur me Bashën. Një gjë që kreu i qeverisë e pohoi edhe të enjten në Parlament.

“Jam i gatshëm për të biseduar dhe unë vetë do të preferoja në çadër. Kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur”,- ka pohuar Rama.

Por takimi nuk po ndodh, sepse Lulzim Basha dyshon tek serioziteti i Edi Ramës. “Top Channel” mësoi se, kreu i opozitës kërkon një takim të përgatitur paraprakisht nga stafet përkatëse.

Burime pranë kabinetit të Bashës bëjnë të ditur se që prej mëngjesit të së enjtes stafi politik i kryetarit të opozitës ka qenë në pritje të një takimi për të përgatitur takimin me zotin Rama.

Por deri tani kjo nuk ka ndodhur, sepse, siç thuhet nga opozita, pala tjetër këmbëngul vetëm për vendin dhe orën e takimit, por jo për përgatitjen e tij. Basha e paralajmëroi të mërkurën se ishte kundër një dialogu fasadë.

“Nëse do të ketë dialog politik, ky dialog nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pistë të disa politikanëve të opozitës me disa politikanë të mazhorancës”,- tha Basha.

Burime pranë stafit të zotit Basha thanë se kjo do të thotë se takimi me Ramën nuk mund të jetë si ai i 6 qershorit për reformën në drejtësi, që rezultoi një takim “show” dhe pa asnjë rezultat./TCh/

Paraardhëse

Grabitja e Rinasit, ish-komandoja bashkëpunon me drejtësinë

Pasardhëse

Berisha “hodhi në erë” Bashën dhe negociatat me Ramën

Pasardhëse

Berisha “hodhi në erë” Bashën dhe negociatat me Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.