• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama në pozitë të vështirë për shkak të Ilir Metës

4 April, 2017
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga ZËRI I AMERIKËS

Në Shqipëri Lëvizja socialiste për Integrim tha mbrëmë se vendit i duhet një “Qeveri besimi” duke paralajmëruar qartë se ajo nuk do të pranojë të hyjë në një proces zgjedhor që nuk ofron garanci për pjesmarrjen e opozitës dhe se në një rast të tillë ajo nuk mund të jetë në koalicion me socialistët. Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së LSI-së, kryetari i saj Ilir Meta deklaroi se forca që ai kryeson është e gatshme të vërë në dispozicion të zgjidhjes politike që nga mandati i tij si kryetar i parlamentit deri te mandatet e ministrave të tij dhe postet politike që LSI mban.

Lëvizja socialiste për integrim bëri një hap befasues mbrëmë, duke i dhënë një kthesë të re zhvillimeve politike në vend, 24 orë pas një darke të gjatë që kreu i saj Ilir Meta pati një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ndonëse fjalën e tij ai e nisi duke folur për rëndësinë “imperative të një dialogu urgjent dhe të një zgjidhjeje politike” pasi “çdo vonesë e çon vendin në drejtime të panjohura, të pa kontrolluara dhe me pasoja të paparashikueshme” zoti Meta ishte fare i qartë kur u shpreh se “vendi në këto momente ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri të besimit për zgjedhje të gjithë-pranuara nga të gjithë”. Një qeveri e cila sipas tij duhet të ketë disa objektiva, të cilat janë praktikisht ato për të cilat po këmbëngul prej më shumë se 6 javësh opozita e cila është e drejtëpërdrejtë në kërkesën për një “Qeveri teknike”.

Kështu zoti Meta përmendi se “Qeveria e besimit” duhet “të garantojë mos-përfshirjen e administratës publike në zgjedhje dhe në veçanti të Policisë së Shtetit. Të garantojë një luftë të ashpër dhe pa asnjë kompromis ndaj fenomenit të drogës dhe ndaj çdo përpjekjeje për financime kriminale dhe të paligjshme të zgjedhjeve. Si edhe të garantojë dhe realizimin e plotë, të thellë dhe transparent të procesit të dekriminalizimit. Realizimi i reformës zgjedhore është po kështu një kusht i domosdoshëm dhe një detyrim ende i pa përmbushur dhe i pakapërcyeshëm si një garanci e pa tjetërsueshme për realizimin e zgjedhjeve me standarde më të larta, për realizimin e një gare zgjedhore me kushte të barabarta për të gjitha partite”, u shpreh zoti Meta.

Por cili është kuptimi sipas LSI-së i “Qeverisë së besimit”? “Qeveri e besimit për ne nuk duhet parë si çështje forme, por duhet parë si çështje përmbajtjeje. Pra edhe kjo qeveri kështu siç është mund të jetë qeveri e besimit nëse jep garancitë e duhura dhe merr angazhimet e duhura për të realizuar ato objektiva që unë përmenda pak më parë”, shpjegoi zoti Meta, ndërsa më pas , i pyetur nëse “Qeveria e Besimit në zgjedhje e parashikon zotin Rama si Kryeministër apo e përjashton atë?” ai u përgjigj se “padyshim që e presupozon zotin Rama, por për këtë ai duhet të punojë që t’i japë besim opozitës për zgjedhje”, gjë të cilë e djathta e ka përjashtuar kategorikisht.

Zoti Meta shkoi më tej kur tha se në funksion të zgjidhjes politike partia e tij “vendos të vër në dispozicion të zgjidhjes politike në vend të gjitha mandatet e saj politike që nga mandati i Kryetarit të Kuvendit, mandatet e ministrave të saj, si edhe të gjithë postet politike të përfaqësimit të saj”. Një deklaratë e cila duket më shumë një paralajmërim për një tërheqje të saj nga qeveria, ndonëse shpjegimi ishte se “kjo do të thotë se nëse përfaqësuesit e opozitës mendojnë se me këtë ofertë tonën, kanë një mundësi rikthimin në institucione për të kontribuar për zgjedhjet, ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë në emër të interesave të vendit”. Megjithatë paralajmërimi bëhet mëse i qartë kur LSI-ja nënvizon se “nëse lidershipi i Partisë Socialiste, nuk do të tregojë përgjegjshmëri maksimale dhe vullnet politik për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe dhënien e të gjitha garancive të mundshme për opozitën, që ajo të jetë pjesë e procesit zgjedhor, LSI jo vetëm nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë, por as edhe një farse elektorale të mundshme”.

Qëndrimi i LSI-së e vë në një pozitë tejet të vështirë kryeministrin Rama, i cili deri më tani ka kundërshtuar çdo mundësi për një qeveri teknike të kërkuar nga opozita si dhe ka këmbëngulur se do të ishte i gatshëm të hynte në zgjedhje edhe pa opozitën. Një pozicion që duket se do të jetë i detyruar ta rishikojë pas daljes publike të aleatit të tij kryesor.

Paraardhëse

Deklarata e Metës / Socialistët, të hutuar dhe të zemëruar

Pasardhëse

Dalldia e Metës, Gjykata Speciale dhe faktori amerikan

Pasardhëse

Dalldia e Metës, Gjykata Speciale dhe faktori amerikan

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.