• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Pse Rama duhet të ndahet nga Meta

4 April, 2017
në Opinion
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andi Bushati

Kur filloi ky mandat qeverisës, të shumtë ishin idhtarët e Rilindjes që i kërkonin me ngulm Edi Ramës të gjente një mënyrë dhe të ndahej nga Ilir Meta. Për ata kreu i LSI-së ishte ai që kishte qeverisur katër vjet me Berishën, që ishte kapur me bllok në dorë nga Dritan Prifti, që kishte trajtuar me përbuzje si “kokëpalarë” viktimat e 21 janarit, që kishte kontribuar në vjedhjen e 10 votave në zgjedhjet e Tiranës.

Por e zeza e tij nuk mbaronte këtu.

Për socialistët Ilir Meta simbolizonte kreun e një bande klienteliste që i kacavirrej pushteteve për të ngritur në gjirin e tyre një rrjetë merimange, që furnizonte me ushqim LSI. Në fillim të pushtetit e gjithë ajo që përfaqësonte LSI, sendërzohej tek ajo drejtoresha e arsimit të Lushnjes, që fuste në punë njerëz me pagese dhe rekrutonte “mish të bardhë” për eprorët e saj.

Për një kohë të gjatë, Edi Rama e ushqeu këtë perceptim. Ai nxiti disa arrestime të njerëzve të korruptuar të LSI-së, duke u mëdyshur mes dy qëndrimeve politike paralele: Nga njëra anë partia e Metës i duhej se i mbante në këmbë pushtetin dhe nga ana tjetër, ajo i duhej si alibi për të thënë se ai ishte supermeni që po reformonte vendin mes kësaj bande të korruptuarish. Se ai nuk po bënte dot më shumë sepse aq e lejonin mbeturinat e qeverisë së vjetër në kabinetin e rilindjes.

Rama e mbajti gjallë këtë alibi dhe e përhapi diplomatikisht atë. Madje, i duhet pranuar, ai shkoi edhe më tej. Me metodat që di të aplikojë më mirë, ato të goditjes me duart e të tjerëve, ai përgatiti edhe ndarjen me vëllain e tij armik. Jo një ndarje politike, por një ndarje që kalonte nga burgu. Ai i urdhëroi ministrat e tij të hapnin aferën DIA – CEZ, të nxirnin në pah bëmat e Kastriot Ismailit, vetëm e vetëm për të hequr qafe rivailin e vet të së majtës.

Natyrisht nuk ia arriti. Ai dështoi me turp në tentativën për ta parë pas hekurave IIlir Metën dhe bashkë me këtë, ai varrosi njëherë e përgjithmonë edhe perceptimin se njëri qe i miri dhe tjetri i keqi. Njëri luftëtari anti Berishë dhe tjetri mbajtësi i tij në këmbë. Njëri sherifi anti korrupsion dhe tjetri i korruptuari “par exellence”. Si përfundim Rama i zhgënjeu të gjithë idiotët e dobishëm që e dinin liderin e tyre idealist dhe për ta parë perfekt i kërkonin vetëm të ndahej nga “i keqi” Meta.

Sot kjo temë është rihapur dhe Ramës po i kërkohet sërish të ndahet nga Meta. Vetëm se këtë herë rolet kanë ndryshuar. Tani, Iliri nuk është më ai që bën pis portretin e kulluar të Edit. Tani gjërat janë përmbysur. Tani Meta shërben si pasqyra që na bën të shikojmë se në c’pikë mjerimi ka mbërritur Rama.

Prej një viti e gjysëm, që prej periudhës ku po kërkohej miratimi final i reformës në drejtësi, pozicionet janë këmbyer.

Rama kërkoi të miratonte një draft që do i dhurohej atij si një kostum autokratik “sur mesure”, për ta përdorur drejtësinë si kërbac politik. Meta e pengoi. Ai këmbënguli që ta votonte atë edhe pa opozitën. Kreu i kuvendit vuri veton. Po të shkojmë më tej, Rama hodhi në treg projektligjin surprizë që kërkonte ta mbushte Shqipërinë me plehra nga jashtë. Pikërisht atë që kishte thënë vetë se i shërbente interesave mafioze. lSI nuk ia dha votat.

Sot LSI po denoncon, kanabizimin e vendit, përdorimin e policisë në zgjedhje, kriminelët që duan të vjedhin vota e kështu me radhë.

Dhe tani në fund ajo i dha dhe grushtin e fundit Edi Ramës.

 Vendimi për të mos shkuar në zgjedhje pa opozitën, për me tepër propozimi për të krijuar një qeveri mirëbesimi, është një thikë e vërtetë pas shpine. Ai jo vetëm që i jep të drejtë kërkesave të PD-së, jo vetëm e shfryn marrëzinë diktatoriale për të marshuar edhe i vetëm në 18 qershor, por e demkos shumë më keq kryeministrin. Duke theksuar se Rama mund të mbetet kreu i kësaj qeverie mirëbesimi, por me kushtin që të mërrë dhe miratimin e PD (pra e pamundur), duke propozuar se që nga Meta e poshte të gjithë ministrat janë gati të dorzojnë postet, LSI synon të tregojë me gisht se problemi i vetëm i kësaj krize është Edi Rama që nuk shqitet dot nga kolltuku i tij.

Pra po ti kthehemi edhe njëherë historisë së dy viteve të fundit, Ilir Meta na ka piktuaruar një Edi Ramë që donte të kapte drejtësinë, që ka kanabizuar vendin, që ka kriminalizuar politikën, që ka bërë marëveshje me mafien e plehrave, që e shiti arsimin e lartë në duart e privatëve dhe që së fundi pasi ka gatuar të gjithë këtë, po kërkon të shkojë drejt zgjedhjeve farsë, sepse nuk do të lërë për asnjë cast postin e kryeministrit.

Natyrisht, do ishte qesharake të thoje se Ilir Meta dhe LSI-a po i bëjnë këto në interes të vendit dhe duke pasur në zemër të mirën e shqipëtarëve. Por edhe kështu, duke i shërbyer kalkulimeve dhe llogarive të tyre politike, ata kanë vlejtur për një gjë. Ata kanë qenë një pikëvëshshtrim më shumë për të na rrëfyer Ramën e vërtetë. Nëse opozita dhe mediat e kanë bërë nga jashtë, Ilir Meta dhe LSI a kanë bërë nga brenda mureve të pushtetit.

Dhe ky Edi Ramë i treguar nga LSI-a nuk është ai superheroi i së mirës që i kishte mbetur edhe një hap i vogël, ndarja me Ilir Metën, për tu bërë perfekt. Jo, jo edhe kjo kronologji e shkurtër tregon se rolet kanë ndryshuar. Nëse dje ishte Edi që humbiste nga bashkëpunimi me Ilirin, sot është Meta që po shërben si pasqyrë për të na treguar se ku ka degraduar Rama.

Prandaj dhe kreu i Rilindjes nuk ka rrugë tjetër vecse të ndahet sa më shpejt nga aleati i tij. Për të ky vendim është një emergjencë. Jo sepse si dikur Ilir Meta është e keqja që e bënte pis, por sepse tani ai është lakmuesi që nxjerr në dritë këtë pisllëk. Dhe nëse Edi Rama do të vazhdojë rrugën e tij, nëse do të rrijë i ngjitur pas karriges, nëse ai kërkon të marshojë i vetëm drejt zgjedhjeve, ai duhet ta thyejë këtë pasqyrë. Ai duhet ta grisë këtë lakmues. Zakonisht ata që nisin rrugën e autarkisë, nuk kanë nevojë të kenë pranë dëshmitarë.  Lapsi.al

Paraardhëse

Këshilltari i Ilir Metës: Po sakrifikojmë pushtetin për të bërë shtet…

Pasardhëse

REPLIKAT/ Qytetari: Zoti kryeministër, mos e dridh si Likja. Rama: S’ka dridhje me mua…

Pasardhëse

REPLIKAT/ Qytetari: Zoti kryeministër, mos e dridh si Likja. Rama: S’ka dridhje me mua…

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.