• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Meta merr kthesën, flet për Qeveri Besimi, kushte për aleancën me PS dhe i jep mandatet e LSI për PD

3 April, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i LSI, Ilir Meta tha se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit për të garantuar zgjedhjet e ardhshme. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së kryesisë së LSI, Meta tha forca e tij politike është gati të vërë në dispozicion të gjatha mandatet.

Meta: Situata në politikë është tejet e tensionuar. Reforma në drejtësi dhe reofmra zgjedhore  janë të bllokuar, ndërkohë konstatojmë një rënie të besimit të qytetarëve tek politika dhe institucionet. Retorika politike, agresive po dominon zhvillimet dhe sjelljen politike. Në këto kushte është imperative dialogu urjgent dhe zgjidhja politike. Çdo vonëse e çon vendin në drejtime të panjohura, të pakontrolluara dhe me pasoja. Vlerësojmë së Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe konfiktuale. Vlerësojmë iniciativën e Idrizit si një përpjekje konkrete për dialog dhe për zgjidhjen e krizës. LSI vlerëson se vendi ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri te besimit për zgjedhje të gjithëpranuara e cila do të garantojë mospërshirjen e administratës së shtetit në zgjedhje, vecanërisht e policisë së shtetit, garantimin e një lufte të ashpër ndaj fenomenit të drogës dhe çdo përpjekje për financime kriminale dhe të paligjshme të zgjedhjeve si dhe garantimin transparent të procesit të dekrimiamlizmit.

Meta: LSI vë në dispozicion të zgjidhjes së krizës mandatet politike

Meta:  Realizimi i reformës zgjedhore është një kusht dhe një detyrim i papërmbushur si një garabnci për realizimin e zgjedhjeve me standard dhe me kushte të barabarta për të gjitha partitë. LSI vendos të vërë në dispozicion të zgjidhjes së krizës politike në vend të gjitha mandatet e saj politike, që nga mandati i kryetarit të kuvendit, mandatet e ministrave si dhe të gjitha postet politike të përfaqësimit të saj. 

Meta: LSI e hapur për koalicion me PS, por jo nëse nuk i jep garanci opozitës

Meta: Lidhur me çështjen e koalicionit, LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhme politike për koalicionin me Partinë Socialiste bazuar mbi arritjet e deritanishme të koalicionit aktual, por edhe të reflektimit real mbi mënyrat e funksionimit të këtij koalicioni. Nëse lidershipi i Partisë Socialiste nuk do të garantojë vullnet maksimal dhe dhënien e të gjitha garancive të mundshme për opozitën, që ajo të jetë pjesë e procesit zgjedhor, LSI jo vetëm nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë, por as edhe një farse elektorale të mundshme. LSI është e qartë që midis të majtës dhe të djathtës zgjedh të majtën, midis zgjedhjeve demokratike dhe farsës elektorale, zgjedh zgjedhjet demokratike.

Çfarë është qeveri e besimit?

Meta: Qeveri e besimit mund të jetë edhe kjo siç është, që jep garancitë e duhura për të realizuar ato objektiva që përmenda, që administrata publike të mos jetë në presion për të blerë dhe mbledhur vota në mënyrë jo demokratike, që policia e shtetit të jetë asnjanëse dhe jo vetëm, por të jetë e angazhuar fuqishëm në luftën kundër drogës. Ne si LSI vëmë në dispozicion të gjitha mandatet tona, mandatet e ministrave tanë, mandatin e kryetarit të Kuvendit për një zgjidhje politike. Kjo nuk do të thotë se kemi një formulë të paracaktuar, por kemi vullnet për të reflektuar sa më shpejt përpara se të na fusin në një krizë më të thellë dhe më të pa menaxhueshme se sa tani.

Paraardhëse

“Plas” peshku për koalicionin

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e martë 4 prill 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e martë 4 prill 2017

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.