• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mundësi studimesh në SHBA

1 April, 2017
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës pranon aplikime për Programin Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2018 – 2019. Ky program u jep mundësinë personave që janë në mes të karrierës së tyre profesionale dhe me potencial udhëheqës të shkojnë në Shtetet e Bashkuara për një vit të nivelit pasuniversitar, jo në nivel diplome shtetërore për kurse akademike dhe aktivitete të zhvillimit profesional. Duke iu ofruar udhëheqësve të ardhshëm dhe hartuesve të politikave një përvojë në shoqërinë dhe kulturën amerikane, si edhe fushat profesionale, programi siguron një bazë të qëndrueshme për lidhjet e frytshme mes amerikanëve dhe homologëve të tyre profesionistë jashtë shtetit. Kandidatët emërohen në bazë të potencialit për udhëheqje dhe përkushtim në shërbim publik.

Fushat e Programit

Bujqësi dhe zhvillim rural
Komunikim/Gazetari
Abuzimi me lëndët narkotike në arsim, parandalimi dhe trajtimi
Zhvillimi ekonomik/Financë, Bankë
Administrata arsimore, planifikimi dhe politikat
Administrata e Arsimit Universitar
HIV/AIDS, Politikat dhe Parandalimi
Menaxhim i burimeve njerëzore
Ligj dhe të drejtat njerëzore
Menaxhim i burimeve natyrore/Politikat mjedisore/Ndryshimet klimaterike
Analizat e politikave publike dhe administrimi publik
Mësimi i gjuhës angleze si një gjuhë e huaj
Trajnimi në mësimdhënie dhe zhvillimi i kurrikulave
Politikat dhe menaxhimi teknologjik
Trafikimi njerëzor, politikat dhe parandalimi
Planifikimi urban dhe rajonal
Kohëzgjatja e grantit: Programi Humphrey zgjat 10 muaj!

Kriteret e përzgjedhjes:

Kombësi shqiptare
Punësim i përhershëm në Shqipëri
Minimalisht 5 vite eksperiencë pune me kohë të plotë në fushën përkatëse
Diplomë universitare me të paktën 4 vite të plota studimi (ose 3+1, 3+2 sipas procesit te Bolonjës)
Interes i dukshëm në aspektet e politikave të fushave të specializimit sesa ato të hulumtimit
Nivel i përshtatshëm i njohurive të gjuhës angleze (580 ose më shumë pikë në TOEFL) – dhënia e provimit të TOEFL-it nuk është detyrim në momentin e aplikimit
Limiti i moshës: 50 vjeç
Personat që janë aktualisht të regjistruar në programet e studimit ne Shtetet e Bashkuara, të punësuar, të martuar me shtetas amerikanë, ose që kanë aplikuar për të emigruar, kanë kërkuar azil në shtet tjetër nuk janë të ligjshëm për të aplikuar.

Dispozitat Financiare

Programi Humphrey garanton shkollimin dhe shpenzimet universitare, pagesë mujore për jetesë, pagesë për libra dhe mjete shkollore, kompjuter, udhëtim vajtje-ardhje në institucionin pritës (dhe program të gjuhës angleze kur është e nevojshme për kandidatin) dhe udhëtim në Washington D.C. për seminare të veçanta. Fonde shtesë janë te disponueshme për aktivitete profesionale si udhëtime profesionale ose pjesëmarrje në konferenca. Bursa Humphrey nuk rinovohet. Kandidatët duhet të kenë te vlefshme fonde të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për incidente që nuk përfshihen në bursë.

Procedura e aplikimit

Aplikimet për Humphrey duhet të plotësohen në mënyrë elektronike në faqen online, këtu.

Aplikimet duhet të dërgohen përpara datës 15 Qershor 2017.

Një aplikim i plotë përfshin:

Formën e aplikimit
Kopje të përkthyer dhe noterizuar të diplomës universitare dhe listë notash nga të gjithë institucionet e kryera
Dy letra reference
CV e detajuar
Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
Kopje e pasaportës
Kopje të çertifikatave nga kurse të kryera më parë (të vlefshme për fushën e studimit)
Pasi të plotësoni aplikimin online ju duhet ta printoni dhe ta postoni bashkë me dokumentat e tjera plotësuese në adresën e mëposhtme jo më vonë se data 15 Qershor 2017.

Humphrey Program
Public Affairs Office
U.S. Embassy
Rruga Elbasanit, Nr. 103
Tirana

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë Tel: 04 224-7285, e-mail: [email protected] ose vizitoni faqen në Facebook.

Kujdes: Aplikimet që do të dorëzohen ose postohen pas datës 15 Qershor 2017, apo të dërgohen si dokument Google ose We tranfer nuk do të merren në konsideratë!

Për më shumë informacion klikoni këtu

Paraardhëse

Në Colmar të Francës protestohet për lirimin e Haradinajt

Pasardhëse

Mesazhi i Tahirit për LSI: “Ne luajmë, ne fitojmë”!

Pasardhëse

Mesazhi i Tahirit për LSI: “Ne luajmë, ne fitojmë”!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.