• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Situata e kombëtares, Duka: S’kemi kohë për “zhurmues” e debate boshe

31 March, 2017
në Sport
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Situata aktuale e skuadrës tonë kombëtare është ndoshta më e vështirë në epokën De Biasi. 4 humbjet rradhazi që nuk vinin prej 12 vitesh , por edhe çështja Xhaka apo problemet me tifozët kanë krijuar një frymë negative përreth kuqezinjëve. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbillit Armando Duka, në një letër të hapur në portalin zyrtare të këtij insitucioni shkruan se kritikat janë të pranueshme, por jo nga disa “zhurmues dhe persona që mezi presin disfatën e kombëtares.

“Rezultatet e fundit të kombëtares natyrisht nuk janë të kënaqëshme. Jo thjesht për shkak të pozicionit në klasifikim. Mund të ishte bërë më mirë, mund të ishte bërë më shumë. Por, gjithsesi kjo nuk justifikon kurrsesi një frymë negative dhe disa kritika të pamerituara për skuadrën, trajnerin, dhe ndonjë lojtar të veçantë. Nuk kemi kohë dhe luksin të merremi me debate boshe dhe “zhurmues” që mezi presin që të humbasim”.

Duka adresoi edhe çështjen Xhaka duke theksuar se vendimet e trajnerit duhen respektuar, por njëkohësisht duhet edhe të mirëkuptohet ndonjë veprim i nxituar i futbollistëve.

“Vendimet e trajnerit duhen respektuar, por edhe ndonjë reagim i “nxituar” duhet mirëkuptuar. Eshtë momenti për një ribashkim të forcave te gjithsecilit, duke vënë mbi të gjitha, interesin e kombëtares”.

Në fund kreu i qeverisë shqiptare të futbollit u ndal edhe tek problemet me tifozët ku shkruan se ajo që ndodhi në Palermo na dëmtoi, por tifozët duhet të kthehen në stadium për një qëllim të vetëm , që është kombëtarja kuqezi.

“Ata tifozë, të cilët në Francë na bënë të gjithë krenarë, nuk mund të dalin kundër vetvetes, dhe në dëm të interesave të futbollit. Ajo që ndodhi në Palermo nuk ndhmon askënd. Përkundrazi: Ka dëmtuar rëndë imazhin e ngritur me aq mund të futbollit tone. Tifozet duhet të kthehen ne stadium me dinjitet për të mbështetur kombëtaren e tyre”.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit  nuk u fokusua tek çështja e së ardhmes së trajnerit, ku kujtojmë se kontrata aktuale e De Biasit përfundon në mbyllje të eliminatoreve të botërorit.

Paraardhëse

Doktor kthehu, do të votoja ty para Ramës, por…

Pasardhëse

E vërteta e kërcënimeve ndaj Qazim Sejdinit

Pasardhëse

E vërteta e kërcënimeve ndaj Qazim Sejdinit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.