• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish deputeti “trim” i’a fut vrapit nga policia

31 March, 2017
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nuk zgjati shumë dhe ish-deputetit “trim” të PD, njëkohësisht kryetar i kësaj partie në qytetin e Lushnjës, në derën e shtëpisë i “trokiti” ligji dhe policia. Ish-i Myslim Murrizi, që me një gjuhë rruge, shpërtheu në sharje e fyerje kundër efektivit të policisë, gjatë mesditës së sotme, vetëm pse ky i fundit e ndaloi për t’i vendosur gjobë, për mos mbajtien e rripit të sigurimit, tani duhet të përgjigjet para ligjit.

E teksa efektivi, krejt profesionalisht i bëri me dije, se ai sikurse çdo qytetarë i këtij vendi është i barabartë para ligjit dhe ishte në shkelje të tij, Murrizi e kundërshtoi disa herë, madje nuk u mjaftua, por shpërtheu në fyerje ndaj tij dhe të gjithë Policisë së Shtetit, duke i etiketuar si halabak, fundërrina, trafikantë droge dhe bastard. Ish-deputeti “halabak” i shpallur tashmë në kërkim, u kthye shumë shpejt në ish-trim, pasi ja mbathi me të katërta, kur policia shkoi ta arrestonte në banesë.

Ajo që bie në sy, është injoranca e ish-deputetit, pasi video e dhunës verbale është regjistruar nga vetë  Murrizi dhe më pas e hedhur me krenari, në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Pak momente më parë, pasi u shpall në kërkim nga policia dhe u bë “rezil” nga opinioni qytetarë, Murrizi e hoqi menjëherë videon, nga frika, ose ndoshta dikush i ka “tërhequr” veshin për xhestin krejtësisht të pacivilizuar.

Një precedentë i tillë nuk është fare i panjohur, pasi kohë më parë, ishte deputetja e PD-ës, Albina Deda, me të njëjtën gjuhë fyese, në shkelje të ligjit duke mos u bindur “se ishte deputete”, ka sulmuar efektivët e policisë dhe shefin e tyre, duke i akuzuar si kriminela dhe trafikant droge.

Të tilla skena të kujtojnë kohën e “Qoftëlargut”, ku policia nuk kishte dinjitet, madje merrej prej leckash e shpullash nga deputetët, e t’u vendosje gjobë as që bëhej fjalë. Pyetja e ish-deputetit drejtuar policit: “Si e ke emrin ti?”, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj tij, janë ditë të “zeza” të policisë dhe zyrtarëve arrogantë të kohës që menduam se lam pas.

Fatkeqësisht, njerëzit e Republikës së çadrës akoma nuk e kanë kuptuar, se shteti është shtet dhe ligji është ligj. Injektimet që marrin nga fjalimet e njerëzve të inkriminuar, të grumbulluar në atë vend për përdorimin e dhunës, “mosbindje civile” e dhjetra pallavra të tjera, i bëjnë tipat si trimi Murrizi, të kthehen në viktima të injorancës, deri vetëposhtërim.

Paraardhëse

Basha: Nuk keni parë asgjë akoma. Nuk ka vrimë miu ku ti fshihni paratë e drogës

Pasardhëse

Ambasadorja e BE-së, Vlahutin: Situata politike nuk pengon projektet për Shqipërinë

Pasardhëse

Ambasadorja e BE-së, Vlahutin: Situata politike nuk pengon projektet për Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.