• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Pakti i 1 Prillit skadon të hënën, LSI përgatitet për të lënë ministritë

31 March, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në ministritë që drejton LSI-ja kanë nisur përgatitjet për të lënë zyrat deri ditën e hënë kur pritet të bëhet publike shkërmoqja e aleancës 4-vjeçare, por para këtij vendimi të dy partitë kanë nisur sulmin politik…

Pakti i 1 prillit apo siç njihet ndryshe si Pakti i Shkodrës mes PS-së dhe LSI-së mbush 4 vjeç këtë të dielë dhe e hëna e javës tjetër pritet të shënojë dhe fundin e tij. E paraprirë nga një darkë me ngjala mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, aleanca  e tyre e deklaruar më 1 prill dhe e firmosur në 23 prill 2013 po shkon drejt divorcit. Sulmet politike nga të dyja palët kanë arritur pikën kulmore sa nuk kuptohet më pse janë akoma në bashkëqeverisje. Duken si dy shemra në një shtëpi që do t’i nxjerrin sytë njëra-tjetrës para se njëra të vendosë të ikë.

Burime nga ministritë që drejton LSI-ja bëjnë të ditur për tesheshi.com se zyrtarët e emëruar nga LSI po bëhen gati të lënë zyrat. Fjala që qarkullon koridoret e ministrive është për një prishje të aleancës ditën e hënë, më 2 prill. Por Ilir Meta akoma rri i heshtur, ndërsa ka hedhur në sulm njerëzit e tij kundër PS-së. PS i përgjigjet me të njëjtën monedhë. Por loja e tij vijon të jetë e dyfishtë: bashkë me sulmet e Monika Kryemadhit dhe Luan Ramës, del Spartak Braho si i moderuar dhe jep argumente pse kjo aleanca ka akoma mundësi të vazhdojë.

Të gjitha shenjat e çarjes përfundimtare PS-LSI

Prej disa javësh shumë vetë ngrenë pikëpyetje: pse LSI vijon të rrijë akoma në aleancë me PS-në? Të gjitha shenjat që besimi mes tyre ka marrë fund janë dhënë.

-Petri Vasili paralajmëroi deputetët e LSI-së që të ruheshin se mos Saimir Tahiri u fuste drogë në makina

-Ministri i Metës Ylli Manjani u shkarkua nga Rama duke hedhur një lumë të zi akuzash ndaj qeverisë

-Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Metës, e quan kryeministrin Rama të urryer dhe thotë se duhet të dalin vetëm në zgjedhje duke sulmuar reformën në arsim të bërë nga qeveria

-LSI bojkoton zgjedhjet e Kavajës duke bërë të njëjtin veprim si opozita.

-Luan Rama, zyrtar i lartë i LSI-së sulmon PS-në, deklaron se zgjedhjet e Kavajës janë një farsë e PS-së.

Të gjitha këto qëndrime e mbysin zërin moderator që kërkon të luajë Spartak Braho, socialisti i vjetër, i cili me një letër të hapur botuar tek Dita e quante të papërmbushur aleancën dhe i jepte asaj motiv për të vazhduar me Reformën në Drejtësi, Reformën Zgjedhore dhe negocimin me opozitën.

Nga ana tjetër, PS-ja me Gramoz Ruçin, i cili i ka kaluar muajt e fundit duke takuar bazën socialiste dhe duke bërë kalkulimet e votave, dhe me Saimir Tahirin, i ka bërë të qartë LSI-së se janë gati të dalin dhe pa në zgjedhje.

Në këto kushte duket jo vetëm e pamoralshme vazhdimi i bashkëjetësës së tyre por dhe i rrezikshëm; pasi në përpjekje për të treguar forcën brenda shtëpisë këto dy shemra mund ta djegin atë; pra i sjellin një krizë vendit me bllokimin e Reformës në Drejtësi, dështimin e zgjedhjes së presidentit të ri dhe bllokimin e procesit zgjedhor për parlamentin e ri.

Paraardhëse

Sheshel: Ekziston vetëm një njeri që mund të kontrollojë Vuçiçin, ju tregoj kush është

Pasardhëse

Të pathënat e historisë së dashurisë mes Ndriçim Xhepës dhe Eva Alikajt

Pasardhëse

Të pathënat e historisë së dashurisë mes Ndriçim Xhepës dhe Eva Alikajt

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.