• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Plas në Berat. PS: LSI po na heq njerëzit nga puna

30 March, 2017
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Berat, këshilltarët e PS kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit bashkiak, në shenjë proteste ndaj kryebashkiakut Petrit Sinaj, nga radhët e LSI. Socialistët thonë se kreu i Bashkisë, po ushtron presion përmes heqjes së specialistëve të PS nga puna, ndërsa Bashkia nuk ofron më shërbime duke spostuar vëmendjen drejt fushatës zgjedhore.

12 këshilltarë të PS në Këshillin bashkiak të Beratit braktisën mbledhjen, pasi siç thonë, LSI po ushtron presion politike duke hequr njerëz nga puna.

Deklarata është bërë nga kryetarja e Partisë Socialiste në Berat, Valbona Zylyftari, e cila shtoi se për këto shqetësime kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Sinaj, por nuk janë pritur nga ai.

“Ne denoncojmë fort presionin e madh që po bëhet nga ana e LSI-së për të krijuar një klimë të keqe e jo bashkëpunuese në këtë fillim fushate. Nuk janë respektuar nivelet e drejtimit dhe përfaqësimit ndaj PS-së. Jemi të shqetësuar për largimet nga puna të specialistëve në shkelje flagrante të ligjit të paargmentuara dhe vetëm me një qëllim atë politik”. 

Zylyftari përmendi gjithashtu dhe largimin e vëmendjes nga detyrat parësore të Bashkisë, siç janë shërbimet, për shkak të fushatës zgjedhore.

“Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe bllokimi i një nga shërbimet më të qëndësishme për qytetarët si është ai i transportit të linjave ndërqytetase. Sjell në vëmendje këtu shërbimin në linjën e njësisë administrative Roshnik. Dje është konfirmuar që për shtatë ditë fëmijët në shkollën e Karkanjozit dhe Rabjak nuk kanë bërë mësim për shkak të mungesës së këtij shërbimi”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkisë së Beratit që ka mohuar akuzat, duke i cilësuar absurde.

“Bojkotimi i këshillit bashkiak nga PS është nje absurditet. Nuk ka pasur dhe nuk do të kete largime nga puna per arsye politike, 90 % e punonjësve të administrates së bashkise jane te njejtet qe para vitit 2015. I bejme thirrje kryetares se PS Berat,Valbona Zylyftari të mos marre shembuj negativ si ai i kryetares se FRESH Berat por te ndjeke shembullin e bazes socialiste. I urojme Zylyftarit “suksese në jetë”, nese kritika ndaj kryetarit te bashkise i siguron 1 vend ne listen e deputeteve i themi te vazhdoje deri ne sigurimin e kandidimit”./OraNews/

Paraardhëse

Kryemadhi: S’ke garanci nga këta të PS!

Pasardhëse

Fantazma e luftës civile në Shkup

Pasardhëse

Fantazma e luftës civile në Shkup

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.