• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Pasojat e bojkotit në Kuvend

27 March, 2017
në Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Instituti i Studimeve Politike (ISP) mbështetur nga fondacioni gjerman FES po kryen monitorimin e aktivitetit dhe produktit parlamentar prej 1 janarit 2017 dhe në vijim.

Siç dihet, prej datës 18 shkurt 2017 opozita ka bojkotuar parlamentin dhe mazhoranca ka në dispozicion më shumë se 84 vota.

Me një mazhorancë të tillë mund të miratohen të gjitha ligjet e rëndësishme, përfshirë kode, ligje organike, ligje të reformave më të rëndësishme, etj.
Kjo legjislaturë filloi punë që në javën e dytë të muajit janar 2017. Periudha e funksionimit normal (pa bojkot politik) zgjati rreth 35 ditë, po ashtu periudha me parlament të bojkotuar ka zgjatur po 35 ditë.

Kjo përputhje datash na lejon të bëjnë një krahasim teknik të produktit parlamentar. Tabelat e punës së komisioneve dhe të vendimmarrjeve në seancat plenare e ilustrojnë më së miri.

Konkretisht, Kuvendi gjatë periudhës janar-mars 2017 ka miratuar vetëm 7 ligje, asnjë prej tyre ligj thelbësor për axhendat politike dhe axhendën e reformave.

Konkretisht, është miratuar ligji për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, ligji për administrimin e ujitjes dhe kullimit, ligji për të drejtat e fëmijëve, ligji për statusin e punonjësve të naftës e gazit, ligji për sigurinë kibernetike, dhe së fundi, edhe ligji për produktet kozmetike. Katër prej këtyre ligjeve janë votuar në periudhën e parë të prezencës së opozitës në Kuvend, tre të tjerë në periudhën e dytë të bojkotit të opozitës.

Në renditjen e akteve parlamentare ligjet duhet të jenë prioritare, por nga tabela rezulton se aktet kryesore parlamentare janë ratifikimet e marrëveshjeve ndërkombëtare ose institucionale (12) ndaj vetëm 7 ligjeve, 4 amendimeve ligjore dhe 2 akteve normative të kaluara në seancë. Madje, në dy raste, Kuvendi zhvilloi mbledhje me vendimmarrje të kundërta, – në seancën e parë për të miratuar një vendim, në seancën e dytë për të anulluar vendimin e seancës së parë!!!

Po ashtu, të dhënat krahasimore të punës së komisioneve parlamentare tregojnë se bojkoti politik i parlamentit ka krijuar vështirësi të funksionimin e komisioneve dhe aktivitetin normal të parlamentit. Deri tani katër mbledhje komisionesh janë shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zhvillimin e tyre. Siç shihet nga tabela, tre komisione (integrimi, i jashtëm dhe i medias/edukimit) nuk kanë zhvilluar asnjë mbledhje që prej kohës kur opozita bojkotoi kuvendin. Komisioni i Ligjeve ka thuajse numër të njëjtë mbledhjesh në dy periudhat, me dhe pa opozitën, ashtu si edhe Komisioni i Sigurisë dhe Ekonomi & Financë, kurse Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese ka vetëm 2 mbledhje gjatë muajit të bojkotit nga 15 mbledhje gjatë periudhës me prezencën e opozitës. Në total, 42% e mbledhjeve të komisionit janë bërë në muajin kur opozita bojkotoi dhe 68% në periudhën e prezencës së opozitës në parlament.

Këto të dhëna politike dhe teknike të aktivitetit parlamentar nxjerrin në pah treguesit e diferencës së thellë midis asaj që qytetarët presin të “marrin” nga parlamenti, nevojës së madhe për reforma të thella e të plota dhe paaftësisë së elitës politike për t’iu përgjigjur pritshmërive qytetare dhe publike. Vetë bojkoti parlamentar është tregues dështimi politik të elitës për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda institucioneve. Nga ana tjetër, numrat në Kuvend, edhe kur janë shumicë absolute, sipas tabelës krahasuese, nuk arrijnë të prodhojnë produktivitet në ligje dhe në qeverisjen e vendit, – një sinjal tjetër i nevojës që debatet politike dhe krizat politike të radhës të mos trajtohen si çështje numrash, por si çështje vullnetesh politike dhe sidomos vizioni e aftësie për të marrë dhe mbajtur përgjegjësi përpara qytetarëve dhe sfidave për mirëqeverisjen e vendit.

Drejtues i projektit monitorues: Afrim Krasniqi

Paraardhëse

Fatura e energjisë; kishat, xhamitë, teqetë s’do tarifohen si biznes

Pasardhëse

Thyen me kokë 111 blloqe betoni, 16 vjeçari në rekordin Gines

Pasardhëse

Thyen me kokë 111 blloqe betoni, 16 vjeçari në rekordin Gines

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.