• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

 “Lila, Mavraj, Sadiku… janë fondamentalistë islamikë”

27 March, 2017
në Aktualitet, Sport
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër pas shfaqjes së një video nga grumbullimi i Kombëtares, ku Andi Lila e Armando Sadiku talleshin me priftërinjtë grekë, ndërsa filmoheshin nga hoxha Ahmed Kalaja. Gjekmarkaj shkruan se sjellja e tyrë është në kufijtë e fondamentalizmit.

“E admiruam me ankth Lilën kur në fush- ën e Beogradit përleshej me huliganët për të ndihmuar shokët me trimëri dhe kameratizëm gjenuin. Por do të ishim hipokritë nëse nuk do të thoshim që video ku ai, Sadiku dhe imami Kalaja shfaqeshin së bashku, nën një gaz të ndezur e hukame fundore, duke tallur priftërinjtë ishte skandaloze dhe e turpshme. Ato minuta dhe ato rrëfenja shfaqin një tablo tejet shqetësuese. Në ato ka urrejtje fetare e racore deri në kufijtë e fondamentalizmit. Në ato sekuenca zbulohet një dyfytyrësi në raport me fenë e tjetrit me vendin që e paguan dhe e mban me bukë, pse jo edhe me famë Greqinë. Pse u shqetësuaka Lila kaq shumë nga klerikët e vendit helen dhe nga ritet apo zakonet e tyre, kur atë nuk e ka shtrënguar askush të bëjë diçka jashtë dëshirës së tij?

Ndonjë patrioti birrarie që i gufon xhani, tërbimi, për hesap të Erdoganit, me të drejtë mund të thotë se grekët kanë shtrënguar shumë emigrantë të ndërrojnë fe, por nuk thonë se pse shqiptarët pranuan nëse ndiheshin kaq besimtarë dhe të vendosur!? Ata edhe mund të iknin duke rezistuar, ndonëse të varfër por krenarë për besimin e tyre! Nuk e bënë, ndaj qëndruan dhe pranuan për interes për një pragmatizëm të pastër rrogat, punën, shtëpitë, plazhet, spitalet dhe ajodhimat e Greqisë dhe kështu Mehmeti u bë Kristo e Kristoja me të kaluar Kapshticën bëhet sërish Mehmet. Në këtë rast faji përpjesëtohet!

Zgërdhirjet dialektale të imamit në këtë rast dëshmojnë se sa i pavërtetë është ligjërimi i tij mbi vëllazërinë, harmoninë dhe tolerancën, nëse ato i ka predikuar ndonjëherë. Sigurisht, një individ nuk përfaqëson më shumë se vetveten, por ndez indikatorin e hipokrizisë, fatmirësisht ende sporadik për çështje fetare. Si do të sillej ky klerik me të ndryshmit, nëse shumica absolute e shoqërisë nuk do të respektonte një kod shekullor vëllazërie?!

 Rasti i fundit i Lilës e Sadikut nën hijen e Kalasë ishte më i zhurmshmi sepse ishte me zë dhe figurë, me të cilin je i shtrënguar t’i bësh llogaritë. Por ky nuk ishte i pari. Para disa kohësh, njëri prej lojtarëve të Kombëtares sonë që luan në Gjermani, Mërgim Mavraj, tregonte me mburrje se si kishte dalë nga rreshti dhe nuk i kishte dhënë dorën kardinalit të Këlnit, i cili kishte shkuar t’i takonte në prag Krishtlindjesh, paç- ka se beneficet e tjera të Gjermanisë lojtari nuk i refuzon. Një gjest ky i pastër intolerance i provincializmit fetar ballkanik, që zotërisë i bëhet bashkudhëtar në jetë. Çudi se si ky lojtar apo ndonjë tjetër nuk gajreton të shkojë e të luajë në Afganistan, Libi, Siri, Iran etj., por vetëpersekutohet në zemër të Europës? Dramë e madhe luhet brenda ndërgjegjes së tij. Po ky lojtar kërkonte që për të të bëhej birra “hallall” dhe fabrika e Pejës ia plotësoi dëshirën, duke shmangur “haramin”, madje duke e lajmëruar atë me një reklamë. Tjetër është të besosh dhe krejt tjetër ta veshësh apo ta tallallisësh besimin”, shkruan Gjekmarkaj për gazetën Panorama.

“Enver Robelli me të drejtë në një shkrim të para do kohëve i kërkonte Shkodran Mustafit se si ka mundësi një shqiptar, lojtar i Kombëtares gjermane, në “Facebook”-un e tij ka vetëm flamuj jeshilë, citate në arabisht, shpata të kryqëzuara dhe asgjë për të promovuar Kosovën dhe Shqipërinë, historinë, artin dhe kulturën e tyre. Po ashtu, të tjerë futbollistë shqiptarë të lindur në Europë në rrjetet e tyre sociale nuk kursejnë hapësirat e nderimit për imamë radikalë si Shefqet Krasniqi, por janë tepër të kursyer të shkruajnë dy rreshta për Kadarenë, Rugovën, pse jo edhe për Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ermal Metën, apo Ermonela Jahon e Saimir Pirgun. Mes luksit të merituar prej talentit e punës të tyre që u mundësoi Perëndimi, nuk do të ishte keq që t’i shpenzonin dy fjalë për kampionin e Europës në kërcim për së gjati, Izmir Smajlaj, i cili në qytetin e Shkodrës sot paguhet me 400 mijë lekë të vjetër rrogë në muaj dhe stërvitet në rrugë”, vijon më tej ai.

Paraardhëse

E mbani mend vajzën e sherrit në Elbasan? Ja se cila është

Pasardhëse

Mos hani majdanoz nëse vuani nga këto sëmundje

Pasardhëse

Mos hani majdanoz nëse vuani nga këto sëmundje

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

Nga lajme2
11 September, 2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të...

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.