• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Projekti i Karpenit dështoi më 2016, Avokati i Shtetit zgjati procedurat

27 March, 2017
në Ekonomi
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Ekonomisë, në kuadër të një analizë pune për vitin 2016, ka bërë me dije se procedurat e zgjatura nga Avokatura e Shtetit sollën mosrealizimin e projektit “Projektimi, ndërtimi, operimi, mirëmbajtja dhe menaxhimi i Portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike”.

Projekti i shpallur në fundverën e vitit të kaluar ngjalli mjaft interes dhe mbi të gjitha skepticizëm, pasi  projektligji për ndërtimin e një porti gjigant në Karpen të Kavajës, me vlerë 5 miliardë dollarë, ishte sa gjysma e prodhimit të brendshëm të Shqipërisë.

Projekti, sipas draftit, parashihte investim në një port të thellë që mundëson hyrjen e anijeve tregtare, zonë ekonomike dhe logjistike dhe ndërtimin e një terminali rigazifikimi LNG dhe një centrali për prodhim energjie (central energjie me gaz ose biomase), duke mundësuar hapjen e 70 mijë vendeve pune.

Por projekti nuk u shoqërua me një plan financiar të qartë për mënyrën se si do të financohej. Mediat zbuluan se projekti zotërohej nga një grup kompanish offshore.

Ministria e Ekonomisë, më tej në analizën e saj për punën më 2016, ndalet në faktin se shpenzimet për investime janë realizuar në masën 81%.

“Mosparaqitja e faturave për likuidimin e TVSH-së, pranë Aparatit të Ministrisë, diferencat nga procesi i prokurimeve, ndërmjet fondeve të planifikuara dhe atyre të kontraktuara,  mosfunksionimi i plotë i ISHMT-së, (Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut) mospërcaktimi i selisë të këtij institucioni dhe si pasojë nuk u realizuan investimet e planifikuara për ISHMT-në” ishin disa nga arsyet pse investimet e planifikuara nga Ministria e Ekonomisë nuk u realizuan 100%.

Nga ana tjetër, mosplotësimi i kushteve të kontratës të operatorit fitues të projektit të DPM, për shkak të procedurave të zgjatura nga shteti i kompanisë fituese;  ndryshimi i disa projekteve me kërkesë të Kryeministrisë, siç janë rastet e përdorimit të fondeve të AIDA-s prej 29 mln lekë për projektin “Krijimin e fondit në mbështetje të mikrondërmarrjeve, të vogla dhe të mesme që ushtrojnë aktivitetet në zonat turistike/historike”, ndikuan planin e investimeve.

 

Paraardhëse

Xhafaj: Vetting edhe për punonjësit e policisë

Pasardhëse

Serbia prodhon automatikun e shekullit 21

Pasardhëse

Serbia prodhon automatikun e shekullit 21

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.