• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrahja për vdekje e të riut. Italianët fushatë kundër shqiptarëve

27 March, 2017
në Aktualitet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

ITALI – Ditën e djeshme disa shqiptarë ishin protagonistët e lajmeve të kronikës së mediave italiane pasi rrahën për vdekje me shufra hekuri një 20-vjeçar italian, pas një konflikti të nisur në një klub nate.

Dje u raportua se italiani Emanuele Morganti po luftonte për jetën në spitalin e Romës, pasi u transportua menjëherë për në sallën e operacionit me fraktura të shumta në kafkë dhe në qafë. Por sot mediat italiane njoftojnë se 20-vjeçari nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ngjarjen e rëndë nuk e kanë lënë pa komentuar edhe vetë  politikanët italianë, të cilët kanë folur me tone të ashpra për shqiptarët.

“Nuk mund të vdesë një 20-vjeçar i masakruar nga një tufë kafshësh shqiptarësh të armatosur me shufra hekuri. Ajo që i ndodhi Emanueles është shumë trishtuese dhe nuk ka fjalë për të shprehur ngushëllimet për familjen e këtij djali. Një jetë e pafajshme e çuar dëm. Shpresoj që ata që e bënë këtë të kalben në burg,” shkruan në Facebook Presidentja i Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni, raporton BalkanWeb.

Po ashtu edhe Matteo Salvini, lideri i partisë Lega Nord dënoi aktin duke thënë: “Të lutemi për Emanuelen, 20-vjeçarin e vrarë brutalisht me shkelma, grushta e shufra hekuri nga një duzinë famëkeqësh”.

18/02/2015 Roma, convegno Emergenza 3.0 organizzato dal SA,P, sindacato Autonomo di Polizia. Nella foto Matteo Salvini e Giorgia Meloni

Matteo Salvini dhe Giorgia Meloni

Ngjarja ndodhi dje

Një grup shqiptarësh janë arrestuar pasi rrahën gati për vdekje një të ri italian pas një sherri gjatë një feste. Tani, Emanuele Morganti, 20 vjeç është duke luftuar me vdekjen në spitalin e Romës, pasi u transportua menjëherë për në sallën e operacionit me fraktura të shumta në kafkë dhe në qafë.

20-vjeçari gjendej në një festë së bashku me të dashurën e tij kur u përfshi në një konflikt me një shqiptar. Pas nisjes së debateve, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, thirri shokët e tij të cilët goditën disa herë më shufra hekuri italianin në kafkë duke i shkaktuar hemorragji cerebrale. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mesnatës.

Morganti u transportua me helikopter në spitalin “Umberto Primo” në Romë ku i është nënshtruar një operacioni delikat dhe po lufton për jetën e tij. Ndërsa shqiptarët përfunduan në pranga dhe presin dënimin.

Paraardhëse

Unë dhe Filip Çakuli

Pasardhëse

Fleckenstein: Nuk e kuptoj thirrjen e PD për qeveri teknike

Pasardhëse

Fleckenstein: Nuk e kuptoj thirrjen e PD për qeveri teknike

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.