• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Spiropali: PS është gati për çdo skenar (edhe pa LSI)

24 March, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, tha se PS nuk i druhet asnjë alternative të hyrjes në zgjedhje, si në koalicion ose e vetme, pasi sipas saj elektorati është i bindur për zhvillimin e vendit në këto 4 vite. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Spiropali u shpreh se të gjitha opsionet janë të hapura, por në prill do të mblidhen disa tryeza për të diskutuar në lidhje me vazhdimësinë e koalicionit.

Sekretarja për Rininë në PS gjithashtu tha se opozitës i është ofruar çdo mënyrë diskutimi por e vetmja gjë që ajo kërkon, sipas Spiropalit, është krijimi i destabilitetit dhe asgjësimi i Vetting-ut.

Koalicioni me LSI dhe PDIU?

Spiropali: Ne i çmojmë aleatët tanë, jemi të qartë që në një koalicion jo gjithnjë jemi dakort për çdo çështje. Deri më 18 prill është regjistrimi zyrtar i koalicioneve dhe deri në këtë datë do të ulemi të marrim një vendim. Ajo që është e padiskutueshme është që PS është forca e parë në vend, dhe forca e saj nuk varet nga koalicionet. PS dhe LSI shkojnë me kokën lart në fushatë

A ka presion brenda PS që të dalë në zgjedhje e vetme?

Spiropali: Nuk i druhemi asnjë zgjedhjeje, edhe në koalicion jemi mirë me LSI dhe PDIU. Koalicioni ka ndihmuar kryeministrin të ndërmarrë disa reforma që pa aleatët nuk do ishin të mundura. Por jemi të përgatitur të përballemi me elektoratin me kokën lart. Njerëzit e kanë kuptuar që kjo qeveri mendon për popullin dhe rritjen e ekonomisë në shtëpitë e tyre.

 A do jetë mirë ta vazhdojë koalicionin me LSI, PS-ja?

Spiropali: Të gjitha opsionet janë të hapura. Unë personalisht nuk kam një opinion timin, pasi e diskutojmë me grupin e PS. Nuk është koha tani për të diskutuar. Gjatë prillit do të ketë disa tryeza.

 Debati për zgjedhjen e Presidentit…?

Spiropali: Duhet të jetë një figurë dinjitoze që të jetë sa më shumë e baraslarguar nga forcat politike duke u bazuar te kushtetuta e vendit. Figura të tilla nuk mungojnë. Opozita bën mirë t’i thërrasë arsyes, sepse ajo po synon destabilitetin e vendit. Në këtë pikëpamje zgjedhja e Presidentit është shumë e rëndësishme, është një proces që duhet të ndodhi

A është e vendosur PS të shkojë në zgjedhje pa opozitën?

Spiropali: I është thënë opozitës të bisedohet ku të duan ata, madje dhe në çadër i është ofruar t’i shkojë kryeministri. Nuk është fare në tagrin e partive që të shtyjnë datën e zgjedhjeve. Është dita e sovranit, jo e jona. Kjo mazhorancë nuk ka bërë kurrë zgjedhje të përgjithshme, pra po provohet për herë të parë, ndërsa opozita gjen si alibi vjedhjen e votave. Opozita po bën çdo përpjekje për të asgjësuar Vettingun.

Paraardhëse

Basha flet nga SHBA: Nuk hyjmë në zgjedhje

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 25 mars 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e shtunë 25 mars 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.