• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Koha që Edi Rama të flasë

19 March, 2017
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Në fakt të kërkosh që të flasë Edi Rama përbën një paradoks të vogël logjik. Sepse Rama është prej vitesh personazhi politik që rri më së shumti para kamerave, duke folur thuajse për gjithçka dhe para gjithkujt. Megjithatë duket se ka ardhur momenti që Edi Rama të mbajë njërin ndër qëndrimet më delikate të karrierës së tij politike. I duhet të vendosë jo vetëm të ardhmen e partneritetit me Ilir Metën, jo vetëm të ardhmen e Vetingut apo zgjedhjen e Presidentit, por edhe faktin nëse Shqipëria do të respektojë Kushtetutën dhe do të votojë në 18 qershorin e ardhshëm.

Të shtunën Rama dhe Meta kanë konsumuar raundin e radhës së takimeve të tyre gjysmë të fshehta dhe prej kohësh gjysmë hipokrite, ku mesa duket nuk kanë arritur asnjë rezultat për të ardhmen e koalicionit qeverisës. E kuptueshme është që në një rast të tillë edhe çadra mund të vijojë të mbajë gjallë shpresën se LSI do të bëhet edhe një herë kamerdarja e minutës së fundit, edhe që zgjedhja e kreut të shtetit apo Vetingu të mbeten pezull.

Fatale ngjan që edhe mbajtja e zgjedhjeve, ushtrimi më i rëndësishëm demokratik në një shoqëri të lirë, të mbetet gjithashtu në pozicion ngrirjeje. Një rrethanë sa e pafalshme, aq  edhe antiligjore e me pasoja afatgjata për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ilir Meta ka të gjithë të drejtën të ushqejë rezervat e tij për qeverisjen aktuale, për bilancin e saj katërvjeçar, për rolin dhe peshën e opozitës në javët e ardhshme, si dhe për vendimin që do marrë në lidhje me fatin politik dhe elektoral të LSI. Ai është në fundin e një kontrate katërvjeçare dhe si një njeri që thotë gjithmonë se i qëndron pakteve, duhet të zgjedhë fatin e tij.

Edi Rama nuk është në pozitën e Ilir Metës. Ai është kryetari i partisë më të madhe politike kombëtare, kryeministri i vendit dhe njeriu më i fuqishëm politik në Shqipëri. Për pasojë edhe përgjegjësitë i ka të ndryshme, si nga Ilir Meta, si nga Lulzim Basha apo Sali Berisha.

Edi Rama duhet nuk mund të presë që LSI dhe Meta të zgjidhin dilemat e tyre ekzistenciale. Ai nuk ka kohë që të presë që në LSI të vendosin nëse kanë qenë në katër vjetët e qeverisjes me Berishën, apo në katër vjetët e qeverisjes me Ramën. Ky është luksi i një partie që mund t’i shpërfillë pasojat që le pas, me vendimet e saj.

Edi Rama duhet të flasë tani se çfarë do të bëjë me të ardhmen e zgjedhjeve në Shqipëri. Nga të cilat varet i gjithë zinxhiri i krizave, por edhe i shpresave për një “vit të mrekullueshëm 2017”, siç guxoi ta cilësojë ambasadori amerikan Donald Lu.

Rama nuk mund të presë më që një partner i qeverisjes, qoftë ky edhe më i madhi, të zgjedhë nëse do të vijojë të qëndrojë Brenda sistemit, apo do t’i jepet logjikës antisistem të Çadrës. Orët që kalojnë sabotojnë jo vetëm afatet strikte të reformës në drejtësi, por po rrezikojnë të prekin edhe bazamentin e demokracisë shqiptare: zgjedhjet parlamentare. Kushtetuta nuk i le hapësirë Edi Ramës apo kujtdo qoftë, që ta lenë vendin pa zgjedhje, madje as që t’i shtyjnë ato. Shqiptarët nuk meritojnë një vit të turbullt dhe me pasoja të paparashikueshme për të ardhmen e tyre, vetëm sepse një pjesë e klasës politike nuk është e gatshme të përballet me garën elektorale, kurse pjesa tjetër nuk ka guximin të ndjekë rrugën e ligjit dhe të Kushtetutës. Rama imponohet mjaft lehtë përballë audiencave, kamerave dhe axhendave, cilado qofshin rrethanat.

Është koha të tregojë se di të mbajë kthjelltësinë dhe ftohtësinë e gjykimit edhe një moment të vështirë politik, kur ekuacioni ka shumë të panjohura Brenda. Veçse në këtë klimë ku shumëçka duket e paqartë, një gjë nuk mund të mos jetë e qartë: që ky vend nuk mund ta humbë takimin me 18 qershorin.

Me ose pa aleatët para kutisë së votimit.

Paraardhëse

E masakruan për vdekje, prapaskenat e sherrit në Devoll

Pasardhëse

Në Farkë ku bashkëjetojnë super të pasurit me të varfërit

Pasardhëse

Në Farkë ku bashkëjetojnë super të pasurit me të varfërit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.