• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Çadra po e çmend Ramën

17 March, 2017
në Opinion
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andi Bushati

Megjithëse fillimisht u duk si një lëvizje nga halli, megjithëse u komentua si një manovër për të shmangur vettingun, megjithëse u përfol si një alibi për t’i shpëtuar humbjes së paevitueshme në zgjedhje, protesta e opozitës ka arritur ta destabilizojë keq kryeministrin.

Po të shohësh me kujdes lëvizjet e Ramës, në këtë muaj kur opozita është ngujuar poshtë zyrës së tij, nuk është e vështirë të dallosh çorientimin, kaosin dhe, siç thoshte ditët e fundit një nga mbështetësit e tij, ankthin.

Le t’i marrim me radhë…

Sapo PD shpalli vendimin e saj për t’u ngujuar në çadër dhe Basha bëri thirrjen e pazakontë se ishte gati për luftë, në zyrat e kryeministrisë u përpunua ideja e çadrës alternative të qytetarëve pro vettingut. U mobilizuan me shpejtësi disa mercenarë të shoqërisë civile të paguar me taksat e shqiptarëve dhe hapën ngado strehëza propagandistike për mbledhjen e firmave.

Por nuk zgjati shumë dhe kësaj butaforie të mjerë i doli boja. Nga Gjirokastra në Tiranë, më shumë se një media vërtetoi se procesi i nënshkrimeve ishte fallc, se ato nuk kishin asnjë besueshmëri dhe se çadrat e vogla të Rilindjes ishin ngritur vetëm për t’i shërbyer ministrave si tribunë për të folur kundër çadrës së madhe para kryeministrisë.

E gjithë kundërpërgjigjja dështoi me turp edhe autorët e saj i humbën edhe ato mundësi që kishin për ta shfrytëzuar fabulën e vettingut si një armë propagandistike.

Po nën efektin e çadrës, Rama vendosi të presë edhe kokën e Saimir Tahirit. Nuk ka rëndësi nëse ishte Meta që e kërkoi vënien e saj në gijotinë, apo ishin ndërkombëtarët që donin ta përdornin atë si monedhë shkëmbimi. Po të mos kishte thirrur opozita për bojkot, Saimir Tahiri do të ishte ende në detyrë.

Por, në vend që t’i shërbente, ky kurban i shkoi Ramës më shumë në dëm të vet. Kur Tahiri e pa se ai qe thjeshtë një objekt në pazarin e negociatave, ai refuzoi të largohej. Kjo përplasje dere në fytyrën e kryeministrit solli maskimin e saj përmes arnimeve në kabinet. Por edhe “gjetja” e spin doctor-ëve se ndryshimet po bëheshin për të favorizuar partinë para qeverisjes, nuk zuri aspak vend. Të gjithë u tallën me këtë gënjeshtër të prodhuar në panik, që mori me vete kot së koti edhe kokat e Beqes, Klosit dhe Çuçit.

Pra Rama shkarkoi një të tretën e kabinetit të tij dhe askush nuk i’a zuri për të mirëqenë këtë hara-kiri.

Edhe atij që kryeministri shpresoi t’ia shesë këtë sakrificë si dhuratë, e refuzoi me përbuzje. Pikërisht në ditën kur Rama bëri tërheqjen më të madhe të këtij mandati, Ilir Meta në vend që ta përgëzonte nxori në rresht dy ministra për të thënë se LSI e donte kryetarin e saj kryeministër. Një thikë më të egër pas shpine, pikërisht në ditën kur Rama dukej më keq se kurrë, nuk mund të kishte.

Si për t’a konfirmuar gjendjen e tij të rëndë, kryeministri bëri edhe dy dalje publike. Ai nuk bindi askënd me monologun e tij të së dielës në Facebook, më të zymtin, më të shkurtrin dhe më pak argumentuesin që ka mbajtur ndonjëherë. Edhe një ditë më pas, “për të ndrequr gabimin”, ai u shfaq tek Top Story i Sokol Ballës, por edhe aty në vend që të shpjegoonte dhe të bindte publikun, t’u përgjigjej drejtpërdrejt pyetjeve që i bëheshin, filloi të kërcënonte gazetarin se do largohej nga emisioni, se ai ishte pjesë e çadrës së PD dhe shantazhe të tilla të rëndomta. Edhe aty ai u paraqit i çorientuar, i pasigurtë dhe gjithë ankth.

Këtë gjendje jo stabël psikologjike Rama e vulosi më në fund duke kopjuar të gjithë autokratët që përjetojnë fundet e regjimeve të tyre. Ai akuzoi armiqtë e jashtëm se në bashkëpunim me opozitën po kërkonin të keqen e Shqipërisë, që ai e identifikonte me të keqen e tij.

Kjo është pak a shumë kronologjia e ngjarjeve që tregon se si është sjellë kryeministri që kur PD-ja ngriti çadrën poshtë zyrës së tij. Kjo është renditja e ngjarjeve nga e cila nuk është e vështirë të kuptosh se sa kaotik, i panikuar dhe  pa busull ka qenë Edi Rama që prej 18 shkurtit të kaluar.

Prandaj edhe nëse ka dështuar në shumçka, së paku këtë efekt çadra e PD-së e ka arritur.

Nuk janë të paktë ata që mendojë se ajo çadër rreziston aty për të shmangur vettingun. Të tjerë janë të bindur se Basha vazhdon ta mbajë duke shtrënguar dhëmbët, sepse ai nuk ka asnjë shpresë reale për të fituar zgjedhjet. Edhe unë renditem mes tyre.

Por pavarësisht nga këto, ajo duket se po e mbërrin një qëllim. Në lojën e pisët të goditjeve nën brez, ajo po i shërben opozitës si presioni i vetëm për t’a shtyrë kundërshtarin drejt gabimit. Dhe sa më shumë kjo trysni do të rritet, duke vazhduar me bojkotin e zgjedhjeve, aq më shumë Rama do të destabilizohet.

Çdo ditë më shumë e Bashës në çadër është një makth më tepër për Ramën në zyrë. Prandaj vazhdimi i betejës poshtë dritares së tij, është e vetmja armë që i ka mbetur në duar kreut të PD-së. /lapsi.al/

Paraardhëse

Kukan: PD vonoi reformën

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 18 mars 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e shtunë 18 mars 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.