• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Katër skenarët e largimit të Saimir Tahirit

14 March, 2017
në Opinion
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Janë të shumtë skenarët që qarkullojnë për largimin e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm. Edi Rama ka dhënë versionin më të pabesueshëm deri tani, se ministrin që ai e quante më të suksesshmin e qeverisë, e paska larguar për t’u marrë me fushatën elektorale në Tiranë. Analisti Fatos Lubonja, në një shkrim për Panorama, radhit katër skenarë; Ilir Metën, ndërkombëtarët, një konflikt i brendshëm mes bandave që mbështesin PS –në dhe një dobësi e vetë Ramës.

Faktori Ilir Meta: Lubonja shkruan se Ilir Meta po kërkon të rrisë pushtetin e tij si pasojë e krizës që ka shkaktuar çadra e opozitës, duke dalë si shpëtimtar i situatës, si në rastin e Reformës në Drejtësi. Në këtë mënyrë ai e lidh shkarkimin e Tahirit me një kërkesë të Metës. Ky skenar, sipas Lubonjës, bëhet më i besueshëm me daljen e ministres Gjosha, e cila tha se vendi ka nevojë për një kryeministër si Meta dhe jo një arrogant si Rama, duke nënkuptuar se arroganca e tij e ka prodhuar këtë situatë. Lubonja thotë se Rama e ka pranuar me pahir që, për të siguruar mbështetjen e Metës për të dalë së bashku në zgjedhje, të shesë Saimir Tahirin, një njeri që “është përdorur dhe mund të përdorej më shumë se të tjerët si dorë e Ramës edhe kundër LSI –së së Ilir Metës”.

Ndërkombëtarët: Një tjetër faktor janë ndërkombëtarët, të cilët, sipas Lubonjës e kanë kuptuar falsitetin e “fabulës së Ramës duarpastër që lufton duarndoturit Berisha e Meta e që duhet ndihmuar t’i heqë qafe këta nëpërmjet reformës në drejtësi”. “Duket se ata kanë grumbulluar tashmë edhe mjaft informacion, sa nëpërmjet vëzhgimit të punëve të qeverisë, aq edhe nëpërmjet shërbimeve të tyre apo punës së kundërshtarëve të Ramës, që u ka sqaruar se ajo që opozita e quan “republika e kanabisit” apo “e krimit” në krye të së cilës është dora e vetë Kryeministrit, është një realitet që duhet marrë seriozisht”, shkruan ai, duke hedhur hipotezën se “ndërkombëtarët ka gjasa t’i kenë çuar Ramës sinjale të qarta se me Tahirin, kredibiliteti i tij cënohet edhe më tej, veçanërisht në këtë situatë” kur flitet edhe për 1 300 kontenierë  me plehra të zhdukur.

Një version i çuditshëm: Ka edhe një version tjetër, sipas Lubonjës, i cili në fakt është ka nisur të artikulohet prej ditës së djeshme. “Qarkullon edhe një version, që i përjashton këta të tjerët, se Tahiri është shkarkuar për arsye të brendshme të konfliktit midis bandave dhe banditëve që mbështesin PS –në. Se Rama pra, i kërcënuar nga disa banditë që i konsideron të rëndësishëm për pushtetin e tij, veçanërisht fushatën elektorale, u ka hequr atyre qafe një njeri që i pengonte në aktivitetin e tyre për shkak të lidhjeve të tij me banditë të tjerë rivalë”. Ky version, sipas Lubonjës, edhe pse më i pabesueshëm se të tjerët, tregon për klimën dhe opinionin që qarkullon rreth institucioneve tona.

Dobësia e Ramës: Një faktor i katërt që mund të shpjegojë këtë ngjarje të papritur është brishtësia psikologjike e Ramës në këtë moment krize. Kjo dobësi, thotë Lubonja, vjen si kombinim i faktorëve të mësipërm dhe stilit të punës së Ramës. “Kjo edhe pasi thellë -thellë ai e di lojën e pisët që kryen, lidhjet e pista që ka përdorur edhe faktin se është i rrethuar me njerëz të clëve ua ka dhe ia kanë me hile. Situata e rënduar sa nga çadra, edhe nga Meta e një pjesë ndërkombëtarësh apo edhe e kombinuar me interesa banditësh e ka bërë të thyhet përpara kohe, duke e dorëzuar Tahirin, pa menduar se kështu po i bënte një çarje të madhe fasadës së propaganduar deri të shtunën se kemi qeverinë dhe ministrin më të suksesshëm në historinë e këtyre 25 vjetëve. Në një hap të dytë duket se është penduar që ka bërë këtë hap dhe ka menduar ta frenojë rreshqitjen duke shpjeguar heqjen e Tahirit si riformatim të qeverisë për shkaqe elektorale. Duke ia njohur stilin e punës, nuk përjashtohet që ndërkaq veçmas Metës i thotë “e bëra për ty”, ndërkombëtarëve si lëshim që po i bën opozitës dhe banditëve në fjalë se e bëri për ata”, shkruan Lubonja.

Në analizën e tij Lubonja paralajmëron se kjo krizë do të prodhojë lajme të reja dhe se dalja prej saj  zor se mund të jetë e shëndetshme apo afatgjatë. Kjo për faktin se “vendimmarrja nuk ka asgjë demokratike, por u ngjet lojërave të kapobandave nëpër kulisa dhe bodrume”.

Paraardhëse

Tirana po bëhet qytet europian, por politika ende e pistë

Pasardhëse

Zoto mbetet në burg, Apeli refuzon zbutjen e masës

Pasardhëse

Zoto mbetet në burg, Apeli refuzon zbutjen e masës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.