• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Xhafaj, “i përzgjedhuri” i ndërkombëtarëve

13 March, 2017
në Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Detyra si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka lejuar Fatmir Xhafajn, ministrin e ri të Brendshëm që të formojë një raport të privilegjuar me ndërkombëtarët.

Ambasadori Lu, në asnjë moment nuk e ka fshehur preferencën e tij për Xhafajn, duke shkelur çdo protokoll e duke u takuar në disa raste personalisht kokë më kokë me të, përpara takimeve të Komisionit të Reformës.

Në mënyrë të ngjashme, edhe ambasadorja Vlahutin, ka shprehur publikisht mbështetjen për punën që ka bërë Komisioni i Reformës në Drejtësi. Ambasadorja e BE-së ka marrë qartë anën e Xhafajt, duke kërkuar që komisioni të vazhdojë i pashqetësuar punën në rastet e një serie sulmesh personale që opozita lëshoi kundër Xhafajt gjatë vitit të shkuar.

Bie në sy fakti që axhendës së takimeve zyrtare, që shumë zyrtarë të BE-së kanë bërë në Shqipëri, i është bashkangjitur gjatë dy viteve të fundit edhe një takim i posaçëm me Xhafajn.

Në mënyrë të natyrshme, Xhafaj ka “kthyer borxhin”, duke mbrojtur vazhdimisht rolin që ndërkombëtarët do të luajnë në procesin e vetingut.

Pasi ish-Kryeministri Berisha dhe kryetari aktual i PD-së kërkuan për herë të parë në maj 2016 që ndërkombëtarët të mos përfshihen në procesin e vetingut pasi kjo cënon “sovranitetin e Shqipërisë”, Xhafaj u shndërrua në mbrojtësin kryesor publik të rolit të ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi.

Këtë pozicion të vendosur pro rolit ndërkombëtar në procesin e vetingut, Xhafaj e ka përsëritur në pothuajse çdo dalje të tij publike.

Për këtë arsye, caktimi i tij si Ministër i ri i Brendshëm, më shumë se një emërim politik, duket se përbën një mesazh të dyfishtë të Kryeministrit Rama, së pari ndaj aleatëve ndërkombëtarë të cilëve u thuhet se qeveria vlerëson angazhimin e tyre në çështjen e vetingut dhe së dyti ndaj opozitës, të cilës i ripërsëritet edhe një herë më shumë vullneti për të nisur zbatimin e vetingut përpara përfundimit të këtij mandati qeverisës.

 

Paraardhëse

Ndryshimet që anashkaluan Çadrën dhe ruajtën balancat e vjetra Rama-Meta

Pasardhëse

Ja kush bëhen deputetë nëse ministrat e rinj dorëzojnë mandatet

Pasardhëse

Ja kush bëhen deputetë nëse ministrat e rinj dorëzojnë mandatet

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.