• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Aleatët, prioritet ndaj “armiqve të brendshëm”

27 February, 2017
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po përpiqet të dekurajojë çdo zë apo muskul brenda Partisë Demokratike, që krijon konflikte me aleatët problematikë dhe të papranuar nga gjithë partia. Në fokus të tij, sidomos janë ata që vazhdojnë të ngrejnë zërin për një aleancë të mundëshme me LSI, por dhe ata që duket se thonë se “jemi bërë qesharakë”, duke qenë në alencë me Alencën Kuq e Zi, apo aleatë të tjerë të këtij tipi.

Gazeta zyrtare e PD, në një qëndrim të saj editorial, ka sulmuar ashpër gjithë zërat brenda Partisë Demokratike, që shprehen me rezerva për thirrjet pro LSI. Gjuha e përdorur ndaj këtyre zërave ishte shteruese, përsa i përket klasifikimit të tyre si armiq të PD. Biles shumë prej tyre konsideroheshin jo vetëm të paguar prej Edi Ramës, por dhe shumë më poshtë moralisht si opozitarë se ministra të LSI.

Për herë të parë Basha po arrin të  çlirohet nga kompleksi i turpit, për t’i kërkuar ndihmë zyrtarisht LSI dhe po e bën këtë duke sulmuar fillimisht çdo zë brenda PD që është kundër tyre. Aq i vendosur është në këtë pikë, sa ka shumë shanse që kontributi politik i atyre që janë në PD tani e tutje do të vlerësohet në raport me qëndrimin që kanë ndaj një aleance të mundëshme me LSI. Shumë prej tyre mund të digjen, si shumë socialistë, apo aleatë të PS, që kishin kundërshtuar dikur aleancën me LSI, pasi siç e thotë RD, “nuk duhet injoruar askush që është në anën tonë të barrikadës”.

Por Basha nuk e ka vetëm për LSI. Basha duket se e ka me të gjithë ata që nga brenda PD i shajnë aleatët. Ajo që bëri sot me Kreshnik Spahiun, agresorin e të cilit e konsideroi provokator të Edi Ramës, është ilustrim i nevojës për ti thënë gjithkujt brenda PD, madje dhe brenda çadrës, që aleatët janë më të rëndësishëm se ju.

E vërteta është se për shumë militantë të PD, Kreshniku është ende një armik i parehabilituar, për shkak të akuzave të forta që ka bërë ndaj Berishës dhe fëmijëve të tij, si hajdut dhe vrasës. Ai nuk ka qenë kurrë pjesë e PD as dhe formalisht, dhe si i tillë nuk është se ka ndonjë afërsi politike ndaj tij, prej  militantëve. Agresori, që është një militant i thekur i PD dhe Berishës, mund ta ketë qëlluar atë dhe në rrethana banale, por kurrsesi në rrethana provokatori. Basha dhe sidomos Kreshniku e di këtë. Por fakti që Basha ka nevojë ti thotë PD dhe militantëve të saj, se mes jush dhe aleatëve zgjedh aleatët, tregon se ai po investohet më shumë kundër “armiqve” të brendshëm në PD dhe po forcon aleancat me faktorë të jashtëm. Ai ka sot më shumë interes të mbajë derën hapur me LSI, të ketë në krah Kreshnikun, ti bëjë telefon Mustafa Nanos apo dikujt që mendon se po shkëputet nga e majta, se sa të jetë në aleancë me militantët e vet brenda çadrës që e dinë akoma Kreshnikun me Edi Ramën, apo atyre që i bezdis rikthimi tek dashuria me LSI.

Humbja e qetësisë së tij ditët e fundit, dhe fakti që nuk ngjit dot as si i fortë, duket se e ka bërë më të ndjeshëm ndaj aleatëve qoftë dhe formal të tij dhe më agresiv ndaj të vetëve që nuk ia pranojnë aleatët.

Kriza që i jep vetmia dhe pafuqia reale e protestës, duket se e ka bërë të përgatitet, që pas betejës të mos ketë “armiq” brenda partisë dhe të jetë i sigurtë që nuk do ngelet vetëm pa aleatë. Po përgatitet kundër atyre që mendon se mund ti kërkojnë llogari për humbjen. Dhe në këtë rrugë, më të rrezikshëm janë “armiqtë e brendshëm” dhe më të vlefshëm janë aleatët, qofshin këta dhe tragjikomik.

Paraardhëse

Meta(l)ik!

Pasardhëse

Ruçi urdhër deputetëve: Mos ikni jashtë shtetit, as për punë, as për qejf!

Pasardhëse

Ruçi urdhër deputetëve: Mos ikni jashtë shtetit, as për punë, as për qejf!

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.