• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Vlahutin: E vërteta e kërcënimit me jetë

27 February, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, pranon se ka shtuar masat për sigurinë e saj personale, por mohon të jetë kërcënuar me jetë.

Në një intervistë për gazetën kroate “Jutarnji list” ka rrëfyer edhe rezistencën që po i bëjnë vetingut një grup i vogël politikanësh, raporton “Panorama”.

“Në Shqipëri unë ndihem shumë mirë. Titujt e gazetave se kinse më kërcënojnë me vdekje janë ekzagjerim. Megjithatë, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të grupeve të caktuara të interesit që përpiqen të na trembin, është dashur të merren disa masa paraprake. Kolegu im ambasador amerikan i ka truprojat që nga fillimi i mandatit. Ne nga BE-ja dhe shtetet anëtare jemi shumë më të relaksuar, por në këtë moment megjithatë duhet të jemi pak më të kujdesshëm”, ka deklaruar Vlahutin.

Ambasadorja e BE-së e ka cilësuar historike Reformën e Drejtësisë që u miratua në Shqipërinë, duke theksuar se pjesa më e rëndësishme pas kalimit të reformës ngelet procesi i vetingut.

“Shqipëria në dy vjetët e fundit e ka kaluar reformën historike të gjyqësorit, e cila ka rezultuar me ndryshimin e një të tretës së Kushtetutës dhe të 40 ligjeve, të cilat pjesërisht ose plotësisht është dashur të përshtaten me rendin e ri kushtetues. E veçanta e reformës është vetingu, domethënë verifikimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve për të përcaktuar nëse dikush prej tyre ka në pronësi pasuri të fituar në mënyrë të paligjshme, nëse kanë lidhje me grupe kriminale dhe a janë të përgatitur profesionalisht për këtë punë.

Kjo për shkak se Shqipëria, pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, i ka ndryshuar plotësisht njerëzit në sistemin e drejtësisë, e në këtë mënyrë gjyqtarë janë bërë edhe personat pa e përfunduar Fakultetin Juridik, me vetëm gjashtë muaj kurs të gjyqësorit… atëherë mund ta imagjinoni për çfarë jam duke folur”, thekson ambasadorja e BE-së.

VETINGU

Sipas saj, është pikërisht procesi i vetingut ai që ka prekur interesat e një grupi të vogël njerëzish që po bëjnë rezistencë. Vlahutin e ka vënë theksin në faktin që kryeprokurorit Adriatik Llalla i është hequr viza për në SHBA.

“Vetingu natyrisht është një kërcënim i madh për grupet e interesit, të cilat kanë kontrolluar pjesë të mëdha të gjyqësorit, aksionet janë të mëdha, prandaj për këtë arsye edhe rezistenca e tyre është e ashpër. Flasim për gjyqësorin, në të cilin, për shembull, kryeprokuror i shtetit është ende personi të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia morën vizën për të hyrë atje, si dhe rrethi më i afërt i bashkëpunëtorëve të tij. Situata me gjyqësorin ishte e padurueshme dhe Shqipëria nuk kishte tjetër zgjidhje, te ne ekziston një thënie ‘ilaçi i duhur në plagën e duhur’, dhe kjo është pikërisht ajo që solli reformat e gjyqësorit”, shpjegon ajo.

VILA

Ambasadorja e BE-së në Tiranë ka dhënë një shpjegim edhe për akuzat në drejtim të saj lidhur me një vilë luksoze të blerë në kryeqytet.

“Kjo është vetëm njëra prej aferave të trilluara, apo siç thuhet sot ‘fake news’, lajme të rreme. Disa politikanë shqiptarë janë duke bërë gjithçka që diplomatët dhe komunitetin ndërkombëtar t’i përfshijnë në konfliktet e tyre të brendshme dhe t’i përdorin si alibi për gabimet e tyre. Nganjëherë kam përshtypjen se kjo është njëra nga pasojat e diktaturës së tmerrshme të Enver Hoxhës, kur njerëzve ua shpëlanë trurin se si të gjithë të huajt janë armiq dhe se të gjithë kanë qëllime të fshehta.

Megjithatë, për ndryshim nga grupi relativisht i vogël i njerëzve, por shumë agresivë, të cilët janë të lidhur me grupet e interesave politike dhe kriminale, populli i Shqipërisë është jashtëzakonisht mikpritës, i hapur posaçërisht për mysafirët dhe të huajt. Historia e rezidencës së BE-së ka përkuar pikërisht me ditën e fillimit të krijimit të institucioneve të vetingut, verifikimit dhe bazohet kryesisht në idenë e dikujt se bëhet fjalë për një punë të dyshimtë. I gjithë procesi i identifikimit të pronës dhe negociatave ka përfunduar muaj të tërë para se unë të isha vendosur ambasadore e BE-së”, tha Vlahutin.

 

Paraardhëse

Trump në ofensivë ndaj medias

Pasardhëse

Hap pas hapi / Ja si PD e bllokon reformën në drejtësi prej dy vitesh

Pasardhëse

Hap pas hapi / Ja si PD e bllokon reformën në drejtësi prej dy vitesh

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.