• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

A e shkruajti Zheji fjalimin e Bashës, që bënte thirrje për dhunë?

26 February, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fjalimi i Lulzim Bashës ku bënte thirrje për dhunë me shumë gjasë ka mbrapa një skenarist. Kjo jo vetëm për faktin se kreu i PD njihet për paaftësinë e tij që të ngrejë peshë turmën, por edhe për shkak të një historiku që ai ka nga pas.

Ka qenë viti 2011 kur redaksitë e mediave zbuluan autorin e fjalimeve të tij. Në atë kohë Basha ishte në fushatë zgjedhore ndërsa synonte kreun e Bashkisë Tiranë. Edhe pse të vakëta dhe me terma përgjithësues, fjalimet e Bashës patën efekt në elektoratin e djathë. Sesi e fitoi Basha qeverisjen e kryeqytetit, këtë e di vetëm ai dhe Arben Ristani. Por e sigurt është se pas ish-ministrit që 4 muaj më parë kishtë vrarë 4 protestues në bulevard funksiononte një makineri e tërë, raporton www.lajme.al

Në këtë staf kanë qenë të përfshirë jo vetëm këshilltarë të huaj të kontraktuar dhe me pagesa të majme, por edhe persona publikë apo gjobëvënës të medias. Një nga emrat që ishte munduar ta mbantë të fshehtë por u zbulua ishte edhe Artur Zheji. Ish-kreu i RTSH, i njohur si i afërm i Nanos dhe i Metës së fundmi doli edhe si një këshilltar i paguar i Bashës dhe që i shkruante fjalime.

Gafa me e-Mail që e nxorri Zhejin zbuluar

Artur Zheji shkruajti fjalimin e Lulzim Bashës ditën e mbylljes së fushatës në Tiranë. Bëhet fjalë për muajin maj të vitit 2011. Një email i dërguar gabimisht mbrëmjen e 6 majit në redaksitë e mediave zbuloi se autori i fjalimit të Lulzim Bashës në mitingun mbyllës të fushatës elektorale, është… Artur Zheji.

Portali www.lajme.al po boton sot, një prej shkëmbimeve elektronike që janë nisur në redaksitë kryesore nga stafi i Lulzim Bashës.

Emaili në fjalë është dërguar gabimisht në redaksi, si fjalim i Bashës, por në forward-imin që anëtari i stafit të Bashës i ka bërë emailit drejt redaksive, shfaqet teksti paraardhës. Dhe ai është një email prej adresës së Artur Zhejit, ku ky i fundit i thotë anëtarit të stafit të Bashës me emrin Arbër:

“Arbër, kaloi lulit për lexim pjesën e parë..” dhe më pas filloi menjëherë recitimi nga Lulzim Basha që niste me fjalët: “Unë e fillova këtë fushatë me një pasion të veçantë. Tirana ime dhe Tirana jonë.. etj”.

Pyetja shtrohet nëse edhe fjalimin e sivjetshëm ku Basha bëntë thirrje për dhunë ia ka shkruar Zheji apo jo… Sipas orës së fiksuar në emailin e 6 Majit 2011, teksti është shkruar në 3 e 43 të mëngjesit. Është i njëjti fjalim që Lulzim Basha lexoi atë ditë në orën 19.00 të mbrëmjes… /lajme.al

 

Paraardhëse

Mi-luani!

Pasardhëse

Mafia politike e Tiranës sulmon ambasadoren Vlahutin

Pasardhëse

Mafia politike e Tiranës sulmon ambasadoren Vlahutin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.