• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bashkia e Tiranës, ndihma për familjet e dëmtuara nga zjarri në Gramsh

23 February, 2017
në Aktualitet
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkia e Tiranës i bashkohet solidarizimit të qytetarëve të Gramshit për familjet që u dëmtuan rëndë nga djegia e banesave të tyre prej zjarrit të pak ditëve më parë. Në emër të Shoqatës për Autonominë Vendore dhe të stafit të Bashkisë së Tiranës, u nisën drejt qytetit të Gramshit ndihma me ushqime dhe veshmbathje, ndërkohë që kontributi i qytetarëve të Tiranës do të vijojë edhe në një fazë të dytë, për të lehtësuar dëmet materiale që familjet pësuan nga rënia e zjarrit.

Në nisjen e paketës së parë të ndihmave, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, njëherësh edhe Kryetar i Shoqatës për Autonominë Vendore, shprehu solidarizimin dhe gatishmërinë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

“Jemi ndjerë shumë të keqardhur nga ajo çfarë ndodhi në Gramsh. Shprehëm solidaritetin tonë në emër të Shoqatës për Autonominë Vendore, kemi mbështetur mikeshën tonë Luljetën, e cila është përballur me një situatë, fatmirësisht pa pasoja njerëzore, por me dëme të mëdha në humbjen e pronës për familjet që u prekën nga zjarri. Unë besoj se mënyra më e mirë për të shprehur solidaritetin nuk janë fjalët, por është një vepër konkrete. Ndaj më vjen mirë që edhe shoqata jonë e bashkive, por edhe stafi i Bashkisë së Tiranës, ka mbledhur ç’ka mundur, ushqime, tesha, veshmbathje, batanije, për të lehtësuar sadopak kalimin e kësaj situate të vështirë”, tha Veliaj.

Veliaj-per-ndihmat-ne-Gramsh-(4)Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi si tepër të rëndësishëm solidaritetin për ata që kanë nevojë, pavarësisht distancave mes njëri-tjetrit. “Do të jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë në Gramsh, edhe për një fazë të dytë, nëse do ketë nevojë për pajisje elektro-shtëpiake për të zëvendësuar ato që humbën. Besoj se thelbi i të qenurit Kryetar Bashkie, nuk është vetëm te solidariteti me qytetarët tanë, por ashtu siç treguam edhe në Kukës dhe sot në Gramsh, është edhe solidaritet me njëri-tjetrin, pavarësisht distancave që na ndajnë, teksa kryejmë këto funksione”, shtoi ai.

Duke uruar për kalimin sa më të shpejtë të kësaj situate të vështirë, Veliaj shprehu besimin se anëtarët e Shoqatës për Autonominë Vendore do të kontribuojnë në kohë për kapërcimin e gjendjes. “Uroj shumë që kjo fazë të kalojë shpejt dhe besoj se ashtu si edhe deputeti i zonës, Taulant Balla, po edhe bashkitë e tjera që po shprehin solidaritet, do të ndihmojnë për këtë. Besoj se të gjithë anëtarët e tjerë të shoqatës do të përgjigjen në kohë për çdo nevojë që mund të ketë secili. Parimi ‘një për të gjithë dhe të gjithë për një’, vlen sidomos në raste të tilla të vështira. Ndaj, duam t’i urojmë koleges tonë në Gramsh një kalim të shpejtë të kësaj situate dhe t’iu gjendemi pranë familjeve në Gramsh, por edhe kudo në Shqipëri, ku mund të jemi sadopak të dobishëm”, u shpreh Veliaj.

Pak muaj më parë, Bashkia e Tiranës ndihmoi me pajisje shkollore një shkollë në Morinë të Kukësit, pas letrës për ndihmë që drejtori i saj i kishte drejtuar kryebashkiakut Veliaj.

Paraardhëse

Rama: Kërkesa e opozitës për Vetingun, qiqrra në hell

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e premte 24 shkurt 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e premte 24 shkurt 2017

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.