• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Shqipëria më mirë se Franca?! Zbulohet mashtrimi i Bashës dhe Berishës në Parlament

16 February, 2017
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përgjatë dy ditëve të fundit, diskursi politik i Partisë Demokratike është përqendruar tek një statistikë e “Heritage Foundation”, e cila paraqet një rënie të Shqipërisë me 11 vende në indeksin e lirisë ekonomike, duke u pozicionuar në vendin e 65, nga 54 i një viti më parë.

Kapja pas kësaj statistike përbën një “autogol” për PD-në, pasi ekzistojnë prova që raporti është porositur direkt nga Lulzim Basha dhe sepse vërtetësia e fakteve të renditura në këtë statistikë është e dyshimtë.

Ndërsa Shqipëria renditet e 65 në botë në indeksin e lirisë demokratike, raporti që PD përdor për të ilustruar “paaftësinë dhe korrupsionin e qeverisë” nxjerr që pavarësisht këtij përkësimi, Shqipëria ka një ekonomi më konkurruese se Spanja e vendit të 69, Franca e vendit të 72 apo Italia, edhe më keq, vetëm e 79-ta në botë.

Janë dy mënyra për të interpretuar këtë statistikë. E para, në mënyrë të kuptueshme, çdokush mund të konsiderojë si qesharake të dhënat që nxjerrin vendin tonë më mirë se tre prej ekonomive më të mëdha të Europës.

E dyta, nëse të dhënat janë të vërteta, do të ishte qesharake për vetë PD-në që të ngrihet të protestojë, nëse vërtet ekonomia jonë është më performuese se ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës, ajo e Francës.

Ndërsa u fokusua tek treguesit ekonomikë, në deklaratën e saj, PD qëllimisht fshehu lidhjen personale që ka Lulzim Basha me presidentin e këtij fondacioni, Jim deMint, lidhje që mjafton për të hedhur dyshime serioze mbi mundësinë e porositjes së kësaj statistike.

Vetë Basha raportoi se në 20 janar 2017, në ditën e inagurimit të Trump, u takua me “mikun e tij” DeMint. Në një postim të vetë kreut të PD-së, mësohet se në takim u “fol për mënyrën se si ekonomia shqiptare mund të lirohet nga monopolet, duke krijuar një ekonomi të vërtetë tregu”. “Presidenti DeMint ofroi ekspertizën dhe asistencën e “Heritage Foundation”, i cili është një prej institucioneve më të rëndësishme amerikane mbi politikat publike. Ky fondacion përpilon çdo vit indeksin e lirisë ekonomike, një tregues kyç ekonomik në 186 vende. Ekspertiza e fondacionit do të jetë e paçmuar për Shqipërinë”, tha me rastin e këtij takimi Basha.

DeMint, është në fakt sponsor i shumë udhëtimeve të Bashës dhe Mediut në Uashington. Në mungesë të sigurimit të një ftese zyrtare, për në evente si ai i inagurimit të presidentit Tramp, Basha gjithmonë i është drejtuar DeMint, për një ftesë që të justifikojë udhëtimet e tij.

Edhe Mediu pranoi përmes një statusi në “Facebook” se kishte siguruar një biletë (jo ftesë), për të qenë pjesë e turmës së ceremonisë inaguruese të presidentit Trump, edhe falë lobimit (çka kushton shumë para) të DeMint. Statusi i Mediut është ende i lexueshëm në profilin e tij.

Lexo – Basha për takimin me DeMint, publikuar nga Top-Channel – http://m.top-channel.tv/lajme/english/artikull.php?id=18944

Raporti i “Heritage Fundation” – http://www.heritage.org/index/ranking

Paraardhëse

Ikën kreu i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni

Pasardhëse

Fakte të panjohura / Si e zbuti Enver Hoxha luftën e klasave

Pasardhëse

Fakte të panjohura / Si e zbuti Enver Hoxha luftën e klasave

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.